/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian mbajti sot Hamasin në listën e organizatave terroriste pas apelimit të një vendimi të drejtësisë duke e detyruar të hiqte lëvizjen palestineze nga kjo listë.
"Ky vendim i Bashkimit Evropian kundërshton plotësisht atë të Gjykatës (...). Ne e hedhim poshtë dhe kërkojmë që ky vendim të rishikohet dhe të eliminohen të gjitha format e padrejta kundër popullit tonë dhe Hamasit", reagoi Fawzi Barhoum, një zëdhënës i lëvizjes islamike.
Në muajin dhjetor, Gjykata e Bashkimit Evropian kishte anuluar për shkelje proceduriale përfshirjen e Hamasit në këtë listë duke mbajtur përkohësisht ngrirjen e të ardhurave të organizatës në Evropë.
Ky vendim u dënua ashpër nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili kishte kërkuar që Hamasi të vendosej menjëherë në listën e zezë.
/Shqiptarja.com