TIRANE-Bashkimi Europian në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare emrat ekspertëve afatshkurtër që do të filtrojnë për rreth 1 muaj kandidaturat për komisionerë të Vettingut.

Ata do ti përcjellin Kuvendit ;listën e zeze' të atyre gjyqtarëve e prokurorëve që nuk përmbushin kriteret për të qenë pjesë e strukturave që do ët filtrojnë drejtësinë shqiptare.

Lista e zezë e ndërkombëtarëve do t’i bashkangjitet listës së aplikantëve që Avokati i Popullit i përcjell parlamentit .

Në fund pasi të kalojë dhe filtrin e deputeteve do të votohen vetëm 27 persona për 2 komisionet e Vettingut.

Ndërkombëtarët e ONM që do të asistojnë këtë fazë të parë të procesit janë;

Peter Ainsworth Këshilltari i Lartë për Antikorrupsionin në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Ainsworth ka një përvojë të gjerë si një këshilltar mbi çështjet e zbatimit të ligji mbi çështjet e antikorrupsionit dhe ka qenë delegati i Departamentit të Shtetit pranë Konventës kundër Korrupsionit të Kombeve të Bashkuara, ka punuar në fushën e jurisprudencës që nga viti 1985. gjatë viteve 1997 -2011, Ainsworth ishte zëvendëskryetar i Seksionit të Integritetit Publik i Departamentit të Drejtësisë, seksioni kryesor i qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, legjislacionin për zgjedhjet dhe shkeljet për konfliktet e interesit.

Mr Ferdinando Buatier de Mongeot është aktualisht gjykatës për hetimet paraprake penalist në Gjykatën e Komos në Itali. Nga viti 1995 ai ka qënë anëtar i sistemit gjyqësor kombëtar, ku ka shërbyer në poste të ndryshme si gjykatës më së shumtri në Gjykatën Aosta dhe në Gjykatën e Komos. De Mongeot është kualifikuar si avokat dhe ka qënë i përfshirë në shumë aktivitetet ndërkombëtare dhe iniciativa bashkëpunuese në vende të Botës së Tretë.
Ndër veprimtaritë e tij përfshihen kontributi me nismat e BE si gjykatës ndërkombëtar në Gjykatën e Nivelit të Qarkut dhe për EULEX në Kosovë.

Ai ka qënë këshilltar në projektin e binjakëzimit të BE në kuadër të projetktit CARDS e Unionit Europian, projekt pranë Prokurorisë së Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, projekt që synon luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin.
Mr Ferdinando Buatier de Mongeot është diplomuar në Universitetin e Xhenovas për jurisprudencë.

Theo Jacobs sapo ka përfudnuar mandatin e tij si drejtor në zyrën qendrore të sekuestrimit dhe konfiskimit në Bruksel të Belgjikës. Jacobs ka qenë anëtar i sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga vitit 1982.Ai ka mbajtur detyrë të ndryshme si prokuror në Gjykatën e Qarkut në Leuven, zëvendësdrejtor i kabinetit të ministrit të Drejtësisë së Belgjikës dhe zvprokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Edhe ai është përfshirë në një sërë veprimtarish ndërkomëbatre dhe bashkëpunimi ne vende të botës së tretë duke përfshirë edhe kontributin në nismën e BE si kreu i seksionit të Zbatimit të ligjit në misionin EUPOLOPPS në zonat palestineze. Ai ka qënë kryeprokuror i misionit i misionit EULEX në Kosovë dhe anëtar i skuadrës së Drejtësisë europiane të planifikimit për Kosovën. Jacobs është diplomuar për drejtësi në Belgjikë.

DR Martin Kessen është aktualisht anëtar i 8 i Senatit në Gjykatën e Lartë në Këln të Gjermanisë,si dhe kreu i departamentit në Gjykatë e Lartë të Këlnit për edukimin ligjor. Ai ka qënë anëtar i sistemit gjyqësor të vendit të tij që në vitin 1998 dhe ka mbajtur disa pozicione duke përfshirë: Gjykatës në Gjykatën e Distriktit të Këln. Asistent juridik në Gjykatën Federale Gjermane, anëtar i 6 i Senatit, Gjykatës dhe zëdhënëses në Gjykatëne Lartë të Këlnit dhe asistent juridik në Gjykatën Kushtetuese gjermane. DR Kessen zotëron një PHD në drejtësi të marrë në Universitetin e Këlnit si dhe është diplomuar për jurisprudencë në Univeristetin e Teksas në Austin.

John W. Vaudreuil është prokuror në Distriktin perëndimor të Wisconsin në SHBA. Ai ka shërbyer si prokuror që nga viti 1980,. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar mijëra çështje kriminale duke përfshirë edhe cështje të korrupsionit public. Në gusht 2010 ai u nominua nga Presidenti i SHBA që të ishte kryeprokuror në distriktin e tij. Ai mori titullin doktor në fushën e jurisprudencës nga Universiteti i Drejtësisë në Wisconsin. Nga viti 2001 Vaudreuil ka udhëtuar pasi jep leksione në shumë vende sa i përket çështjeve ligjore.

(d.b/e.m/Shqiptarja.com)