BE sërish 'shuplakë' Greqisë për Belerin: Mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë

BE sërish 'shuplakë' Greqisë për Belerin: Mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero

Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur dhe, duke iu referuar mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, përsëriti qëndrimin e tij se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime në një konferencë për shtyp këtë të martë, kur u pyet, në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje rreptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë.

Ajo iu referua gjithashtu kërkesës së Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Ajo tha se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Opozita e Maqedonisë së Veriut, e favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së mërkurës, ka denoncuar "kapitullimin" e qeverisë ndaj kërkesës së Bullgarisë.

Vetëm 3,506 njerëz nga 1,836,713 popullsia e Maqedonisë e përshkruan veten si bullgarë në regjistrimin e vitit 2021.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë