Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
91/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.2%
-
Jo
82.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Libani: Izraeli vrau 2 nga ushtarët tanë, edhe 3 të plagosur pas një sulmi në jug!
11 Tetor, 18:10
-
Putin: Bota po përjeton ndryshimin e rendit botëror, një proces i pandalshëm
11 Tetor, 18:07
-
Kartonat një problem, dy yjet e Shqipërisë rrezikojnë pezullimin për Gjeorgjinë
11 Tetor, 18:01
-
Avokat Beqiri: Një tjetër protestues u qëllua në zemër më 21 janar, u shënjestrua për t’u vrarë! Do çojmë kallëzim në SPAK
11 Tetor, 17:56
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor, 17:55
-
Sylvinho zbardh listën anti-Çeki, trajneri lë në tribunë mesfushorin
11 Tetor, 17:37
-
Apeli vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër
11 Tetor, 17:31
-
Ambasada e SHBA dhe Byroja e Narkotikëve i dhurojnë AMP Sistemin e Menaxhimit 1,2 mln USD! Mes tyre softueri dhe baza e të dhënave: Rrisin efikasitetin!
11 Tetor, 17:31
-
VIDEO-Aksident i rëndë në Prishtinë! Kamioni humb kontrollin dhe merr para veturat, 11 të plagosur
11 Tetor, 17:24
-
Samiti i Grave të Diasporës në Tiranë, Linda Rama: Anëtarësimi në BE është detyrim për brezin tonë
11 Tetor, 17:20
-
Reportazh/ Vetëm pak ditë para mbërritjes së emigrantëve, ‘Report TV’ sjell pamjet brenda kampit të Gjadrit! Dhoma e gjykimit dhe burgu!
11 Tetor, 17:18
-
Batutat në Hungari/ Rama ‘heq dorë’ nga atletet e bardha: Kam veshur këpucë të zeza të mërzitshme (VIDEO)
11 Tetor, 17:10