Bebe Rexha: Më detyruan që këngën
time t’ia jap Rihannas dhe Eminemit

Bebe Rexha: Më detyruan që këngën<br />time t’ia jap Rihannas dhe Eminemit
Të gjithë besoj e kujtojmë hitin botëror të Rihannës dhe Eminem ‘’Monster’’. Kjo këngë pa dyshim ka qenë e suksesshme.

Por ky sukses ka hidhëruar këngëtaren shqiptare Bebe Rexha. Këngëtarja e shkroi tekstin e kësaj kënge në një periudhë depresive në të cilën ndodhej në vitin 2012.

Ajo e shkruajti me shpresën se kjo këngë do e ndihmonte të dilte nga depresioni në të cilin ndodhej, por dhe do e ndihmonte të bëhej një yll i muzikës.  
 
Një dritë shprese ishte paraqitur kur po atë vit kishte incizuar këtë këngë në studion “Stadium Red”, pasi me të kishte shkëputur kontratën shtëpia tjetër e incizimit “Island Def Jam”.

Bebe Rexha ishte e lumtur që karrierën e saj do ta fillonte me Eminemin, por kishte marrë një goditje të rëndë kur në vitin 2013 para daljes së këngës “Monster” vokalet e saj ishin hequr dhe ishin zëvendësuar me të Rihannas.
 
“Në atë kohë nuk kisha opsion tjetër përveç t’ua dorëzoj këngën. Nuk kisha para që të luftoja me ta, pasi asnjë kontratë e studiove të incizimit nuk më mbronte. Kurrë nuk jam njoftuar me Eminemin dhe nuk kam biseduar me të. Kështu funksionon biznesi. Por prapë respektoj Eminemin dhe Rihannan. Të dytë janë të sinqertë në këngët e tyre”,- 
ka rrëfyer Bebe Rexha.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron