Befason Jose Mourinho, ja çfarë thotë për armikun e madh që hasi në “Premier League”

Befason Jose Mourinho, ja çfarë thotë për armikun e madh që hasi në “Premier League”

Jose Mourinho

Jose Mourinho, trajneri portugez që njihet si një përsonazh polemizues, së fundmi I ka befasuar të gjithë me deklaratat për Arsene Wenger, ish-armikun e tij në “Premier League” kur drejtonte Manchester United. 

Për tifozët e futbollit janë të paharrueshme polemikat mes këtyre dy personazheve sa herë skuadrat e tyre përballeshin. Jose Mourinho më herët e ka cilësuar si “mjeshtrin e dështimeve” Wengerin, ndërsa situata shkoj deri aty sa në një ndeshje gjatë kampionatit trajnerët të kapeshin me duar mes tyre. 

Ndryshe nga se pritej, I pyetur së fundmi për Wengerin, Mourinho është përgjugjur: "Ka pasur disa episode gjatë rrugës,- tha Mourinho përmes një mesazhi të regjistruar në “Laureus World Sports Awards”, të së hënës mbrëma. 

“Unë mund të flas vetëm për veten time. Me të vërtetë e kam shijuar konkurrencën me Wenger. Respekti i vërtetë ka qenë gjithmonë aty, në fushat e lojës. Ai bëri shumë histori në një klub futbolli si Arsenali. Për mua është një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit,"-deklaroi Mourinho.

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës