Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'

Tiranë- Shqipëria përkujton sot 8 dhjetorin e 1990, lëvizjen studentore që solli rënien e komunizmit.  Frymëzim për të bërë realitet aspiratën “Shqipëria si gjithë Europa” e quajti Presidenti Bajram Begaj lëvizjen e studentëve të 34 viteve më parë.

34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët. Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë. Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Nder përjetë!”.

Ditën e Rinisë e uroi edhe numri 2 i shtetit: kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që shkroi se Shqipëria po ecën drejt BE duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe idhujt e rremë të tranzicionit.

Ecim drejt kësaj ëndrre, tashmë një realitet i prekshëm, duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe shëmbëlltyrat e këqija të tyre, idhujt e rremë të tranzicionit, bartësit e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, minuesit e bashkëjetesës, të bashkuar në aspiratën tonë madhore' tha Spiropali.

Kryeministri Rama zgjodhi të urojë Ditën e Rinisë përmes një shembulli frymëzues të një të riu shqiptar sipërmarrës në prodhimin e vajit të ullirit, që kreu i qeverisë e quajti “mishërim i qartë i forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve, që në traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë, duke filluar nga tokat e të parëve, për një Shqipëri në transformim anekënd”

Me të rinjtë, 8 Dhjetori gjeti edhe kreun e demokratëve Sali Berishën, që nisi një marshim nga Qyteti Studenti drejt kryeministrisë. Nw dorw mbanin njw pankartw tw madhe "Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë"

Diktaturë të re e quajti Edhe Berisha

Përkujtojmë këtë ngjarje në kushtet e një diktature të re, e cila sado mund të çuditi, por studiuesit më të mëdhenj e kanë quajtur me të keqen e diktaturave, narkokraci dhe e bandave. Të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, padrinos së shqiptarëve, antishqiptari që s’njeh as moral. Zgjedhjet i ka shndërruar në fasadë, diktaturë që bën arrestime politike. Edhe në Tunizi diktatori i fitoi 92 për qind zgjedhjet pasi arrestoi liderët e opozitës dhe nuk është rastësi krahasimi. Ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, diktaturë që nuk respekton ligje dhe vendime gjykatash. 

Me të njëjtat mesazhe, edhe Partia e Lirisë  kujtoi 8 dhjetorin përmes një mesazhi po nga sheshi Demokracia në Qytet Studenti, ndërsa një postim nga burgu e pati edhe Ilir Meta.

Ditën e Rinisë e Kujtoi edhe ambasada e SHBA e BE-sw, në reagimin e të cilës shkruhet se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë.

Sot 34 vjet më parë një grup studentësh dhe pedagogë shënuan tronditjen e parë të diktaturës. Përmes protestave paqësore nga Qyteti Studenti në sheshin e Tiranës, ata përmbysën regjimin 50 vjeçar të komunizmit.

 

Pak Histori
Çfarë ndodhi më 8 dhjetor 1990?
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt qendrës së Tiranës. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Atë natë të 8 Dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë.
Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.
Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuar përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
'8 Dhjetori' Rama: Të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë një mesazh me rastin e ditës së Rinisë përmes Joni Goxhas, djalit të ri i cili ka vijuar traditën e familjes duke e çuar përpara biznesin e fabrikës së vajit të ullirit “Konispoli”. 

Përmes kësaj videoje Rama përcjell mesazhin se janë të rinjtë që po punojnë për një Shqipëri të transformuar.

“Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama.

Ora 11:40
Dita e Rinisë/ Meta mesazh nga burgu: Pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresion

1729801639_ilirmeta.JPG

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka uruar ditën e Rinisë duke përcjellë dhe një mesazh.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!  Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024 pasi po hetohet lidhur me dosjen 'Cez Dia' dhe lobimin në SHBA të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë.

Ora 10:55
8 Dhjetori/ Basha: Jo vetëm kujtesë, por edhe reflektim mbi idealet e tradhtuara nga ata që mbajtën peng Shqipërinë dhe ëndrrën Europiane!

Postimi i Lulzim Bashës

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë dhe Lirisë.

Ai ka vlerësuar ‘guximin dhe vizionin e studentëve të Dhjetorit ’90’ me një postim në rrjetin social Facebook. Basha thekson se ‘kjo ditë shërben si një kujtesë për sakrificën ndaj diktaturës dhe si një thirrje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë’.

Ai e cilësoi “një moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të atij Dhjetori, nga ata që e mbajtën peng Shqipërinë, duke përvetësuar dhe vonuar ëndrrën e Shqipërisë si Europa”.

Postimi i Lulzim Bashës:

“Këtë 8 Dhjetor, përulemi me respekt para guximit dhe vizionit të studentëve të Dhjetorit ’90, të cilët ndezën flakën e lirisë dhe demokracisë në zemrat e shqiptarëve. Ata u ngritën kundër një diktature të pamëshirshme dhe i dhanë fund një epoke të errët, duke hapur dyert një kapitulli të ri për Shqipërinë. Kjo ditë është jo vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe një thirrje për të ardhmen. Është një moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të atij Dhjetori nga ata që e mbajtën peng Shqipërinë duke përvetësuar dhe vonuar ëndrrën e Shqipërisë si Europa, por edhe një moment vetëdijësimi për të mësuar nga gabimet e të shkuarës, e për t’i lënë pas ato. Për të ndërtuar një Shqipëri ku çdo i ri të ketë mundësi reale për të realizuar ëndrrat e tij, për të ndërtuar familjen e tij, për të punuar sipas talentit dhe meritës dhe për të fituar një pagë të dinjitetshme, pa qenë i detyruar të largohet nga vendi i tij, nga të afërmit, miqtë dhe të dashurit e zemrës.

Në këtë 8 Dhjetor, dua t’i ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të marrin shembull nga ata studentë të guximshëm, të besojnë te fuqia e tyre dhe të mos pranojnë asnjëherë më pak se ajo që meritojnë. Shqipëria jonë ka nevojë për energjinë, talentin dhe idealizmin tuaj, për t’i hapur dyer një tjetër kapitulli të historisë sonë, për një epokë të re shprese, zhvillimi, meritokracie dhe drejtësie.

Bashkë, me vendosmëri dhe besim, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar. Në këtë ditë të shënuar, të ndalemi dhe të kujtojmë se liria dhe demokracia janë trashëgimia jonë e çmuar, por ato kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm për t’u mbrojtur dhe forcuar. Gëzuar Ditën e Rinisë dhe Lirisë!”.

Ora 10:30
Lëvizja e 8 Dhjetorit, edhe Spiropali mesazh për ‘Ditën Kombëtare të Rinisë’: Ecim duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe idhujt e rremë të tranzicionit!

1733390152_elisaspiropali.jpg

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali

Edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar sot (8 Dhjetor) për Ditën Kombëtare të Rinisë.

Drejtuesja e Kuvendit e cilëson si ditë që ‘simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si një faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale’.

“Ajo thirrje e brendshme që buçiste së jashtmi, "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!", ishte më e fortë se çdo parullë, kongres, anti-miting, ishte, mbi të gjitha, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë përdhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar”, thotë Spiropali.

Teksa më tej thekson se vendi po ecën më shpejt dhe është “më pranë se kurrë Shqipërisë së ëndërrimtarëve dhe luftëtarëve të dhjetorit, në një proces intensiv negociatash, me objektivin e qartë Shqipëria në BE brenda vitit 2030”.

“Ecim drejt kësaj ëndrre, tashmë një realitet i prekshëm, duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe shëmbëlltyrat e këqija të tyre, idhujt e rremë të tranzicionit, bartësit e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, minuesit e bashkëjetesës, të bashkuar në aspiratën tonë madhore!”, përfundon kryeparlamentarja.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 08/12/2024 17:55

    Ca rini leshi ndryshimet i beri ramiz alia me vete komuniztat

    Përgjigju
  • Planimetria: 08/12/2024 15:53

    Urojme dita e rinise vitin tjeter te na gjeje me zyra me te medhaja se keto qe kemi Jane te vogla

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 08/12/2024 14:00

    Kjo eshte nje Dite e Shenuar ne permbysjen e Diktatures Komuniste ne Shqiperi. POR, kjo Enderr akoma NUK eshte realizuar plotesisht. Nostalgjikrt e komunizmit TE HESHTIN!

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/12/2024 13:42

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Alb: 08/12/2024 13:36

    Rinija ka shku per leshe sote. Jan mush bugjete

    Përgjigju
  • Ardi: 08/12/2024 13:21

    Shqiperia ska pasur dhe ska per te pasur kurre demokraci me keta komunista qe ka ne drejtim majtas e djathtas PS PD

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjime: 08/12/2024 13:20

    Shkatrrimi i familjes, filloi në 91 që shkotrroi gjithçka. Gjithçka thu veteran është e vërtetë, këta jan Shkatërrimi i Shqipëri sot.

    Përgjigju
  • [email protected]: 08/12/2024 12:36

    Pas 34 vjet mund të thuhet me plot gojën 100 herë më mirë komunistet se sa barbaret e pas 90'!

    Përgjigju
  • PASUES I VETERANIT TË LUFTËS SË 2 BOTËRORE: 08/12/2024 09:39

    Z.president kjo ditë nuk është dita e rinis por dita që i hapi rrugë shkatërimit të VLERAVE të saj.Rinia shqiptare e ka datën e saj z.president dhe ajo është 23 NËNTORI i 1941.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri