Presidenti Begaj: Media profesionale po sfidohet nga lajmet e rreme! Përdorni pushtetin me përgjegjësi, jepni dhe zërin e qytetarisë

Presidenti Bajram Begaj organizoi sot (19 dhjetor) një pritje me gazetarë me rastin e festave të fundvitit ku vlerësoi rolin e tyre thelbësor në ruajtjen e demokracisë dhe informimin e publikut. Ai theksoi angazhimin me profesionalizëm të gazetarëve, që ndikon drejtpërdrejtë në formësimin e mendimit publik dhe zhvillimin e debatit demokratik.

“Çdo fjalë që përcillni, çdo ngjarje që raportoni, çdo histori që i jepni jetë, ndikon në ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë. Sa më e respektuar dhe profesionale të jetë media shqiptare, aq më shumë do të jetë e informuar dhe e përfshirë shoqëria, dhe shumë më e fortë do të jetë demokracia” theksoi Presidenti Begaj, duke e përcaktuar median si një urë të fuqishme lidhëse mes ngjarjeve dhe qytetarëve.

Ai nënvizoi se puna e gazetarëve nuk kufizohet vetëm në përcjelljen e lajmit, por është një akt kurajoje dhe përgjegjësie, shpesh i kryer në kushte sfiduese dhe me burime të kufizuara.

Presidenti Begaj adresoi sfidat e shumta me të cilat përballet media shqiptare, nga presionet financiare deri te keqinformimi dhe lajmet e rreme, të cilat janë amplifikuar nga rrjetet sociale dhe teknologjia bashkëkohore

Në këto kohë tensionesh, lajmi i vërtetë gjendet vetëm te mediat profesioniste, të cilat padyshim janë të sfiduara si nga lajmet e rreme e deep fake, ashtu dhe nga vështirësitë financiare.

Mediat sociale e kanë diversifikuar informacionin, i kanë dhënë zë gjithsecilit, kanë hapur mundësi të mëdha, por, gjithashtu, edhe sfida të reja.  Ky diversifikim i lajmit ka ardhur me një kosto të lartë për cilësinë e tij për shkak tëkeqinformimit dhe të fake neës-ve, ndaj, roli juaj si profesionistë të informimit është më i rëndësishëm se kurrë.  Ju jeni ata që hidhni dritë mbi të vërtetën duke verifikuar informacionin në një oqean përmbajtjeje të pafiltruar’ nënvizoi Begaj. 

"Zëri juaj, pena juaj, imazhi që ju transmetoni,sjellin sa qartësi, aq edhe orientim. Ju ndikoni në mënyrën se si shoqëria jonë e shikon veten dhe reflekton. Në këtë aspekt, kemi nevojë të bashkëpunojmë për të luftuar stereotipat, stigmatizimin dhe llojet e ndryshme të diskriminimit në shërbim tëkohezionit social, kulturor e atij ndërmjet brezave"

Për më tepër, Presidenti vuri në dukje potencialin dhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale në botën e medias, duke i nxitur gazetarët ta përdorin këtë teknologji me kujdes dhe etikë, gjithmonë në shërbim të së vërtetës.

Inteligjenca Artificiale mund ta përforcojë punën tuaj duke hapur horizonte të reja për transmetimin e informacionit dhe për analizimin e të dhënave, por teknologjia duhet t’i shërbejë shoqërisë, jo e kundërta. Ju nxis ta përdorni atë me kujdes, etikë,humanizëm, profesionalizëm dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës.

Kreu i shtetit i bëri thirrje komunitetit të gazetarëve të përforcojnë bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe informimin e saktë.

Përballja me këto sfida kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve, organizatave të medias dhe shoqërisë civile për të mbrojtur lirinë e shtypit, për të siguruar informim të saktë dhe për të mbështetur zhvillimin e një mjedisi mediatik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe tëpaanshëm.

Duke nënvizuar se gazetaria profesionale mbetet busulla që ndihmon shoqërinë të reflektojë mbi realitetin kompleks nxiti dhe për të paraqitur zërin dhe imazhin e qytetarisë.

“Jetojmë në një botë të polarizuar me botëkuptime të ndryshme mes brezash, grupeve sociale e kulturore. Komunikimi në ambiente tëndryshme, veçanërisht në shkolla, është ashpërsuar. Ju ftoj të bashkojmë forcat në të përditshmen e në nisma inovative për të dhënë shembujt pozitivë dhe praktikat e komunikimit paqësor e cilësor.

Në intensitetin e imazheve dhe zërave në shumërrjete, le të nxisim e paraqesim zërin dhe imazhin e qytetarisë, vetëpërmbajtjes, dijes dhe mirëkuptimit, të gjitha këto të domosdoshme për një shoqëri të zhvilluar dhe një të ardhme tëmirëqenë e të begatë në vendin tonë."

Duke i garantuar se do të kenë mbështetjen e tij presidenti u kujtoi gazetarëve se misioni i tyre është garanci për një shoqëri më të drejtë.

Padyshim, jo çdo gjë varet nga ju, por ju keni pushtetin e katërt, ndoshta atë më të fuqishmin në botën e sotme. Unë uroj ta përdorni këtë pushtet me përgjegjësi.  Jam dhe do të mbetem bashkëpunëtori e mbështetësi juaj për një shoqëri tëmirinformuar, për qeverisje transparente dhe për dialog politik e social, kuptimplotë e paqësor" 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/12/2024 02:23

    Heren tjeter z.president beni dy peme te Vitit te Ri,nje cdo ane te Skenderbeut,mesoni pak per zbukurimin e ambienteve qeveritare nga Shtepia e Bardhe.Ajo peme aty e vetme edhe pse e zbukuruar ka nje pamje te trishte,e ben gjithe ate salle gjigande te duket si nje njeri me nje krah te amputuar!

    Përgjigju
  • Shkoder: 19/12/2024 22:35

    Pse une mendoj qe media jep fake news tere kohen e askush si those gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht

Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht