Begaj takon delegacionin nga rajoni Molisse, forcim i bashkëpunimit mes vendeve në fushat me interes të ndërsjellët

Begaj takon delegacionin nga rajoni Molisse, forcim i bashkëpunimit mes vendeve në fushat me interes të ndërsjellët

Presidenti Bajram Begaj me delegacionin nga rajoni Molisse

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali, në përbërje të të cilit ishin autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe.

Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

"Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit", njoftoi zyra e shypit të Presidencës. 

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhenieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Futbolli përsëri në zi, shuhet në moshën 76-vjeçare ish-trajneri Sven Goran Eriksson! Vuante nga një sëmundje e rëndë, reagimi i familjes

Futbolli përsëri në zi, shuhet në moshën 76-vjeçare ish-trajneri Sven Goran Eriksson! Vuante nga një sëmundje e rëndë, reagimi i familjes