Rritja e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, BE-ja heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta nga COVID

Rritja e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, BE-ja heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta nga COVID

Foto ilustruese

Si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vendin tonë, BE ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta sa i përket COVID. Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Veç Shqipërisë, në listën e vendeve të pasigurta janë shtuar vende si Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia.

Pas një rishikimi sipas rekomandimit për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme në udhëtimet jo thelbësore në BE, Këshilli përditësoi listën e vendeve, rajoneve të veçanta për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen. Uruguai u shtua në listë, ndërsa 6 vendet e tjera u hoqën nga lista.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, do të përditësohet. Në rekomandim përcaktohet më tej, se duke nisur nga 9 shtatori, shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta.

Ku përfshihen vende si:

Australi

Bosnje dhe Hercegovinë

Kanadaja

Jordan

Zelanda e Re

Katari

Republika e Moldavisë

Arabia Saudite

Singapori

Korea e jugut

Ukraina

Uruguaj (e re)

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.

Ky vendim për vendin tonë ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve me COVID dhe shtrimeve në spitale. Në 24 orët e fundit në vendin tonë, kanë humbur betejën me COVID 3 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se 998 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID , nga 5812 testime të kryera. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.  Nisur nga shtimi i rasteve të reja me COVID dhe shtrimeve në spitale, është hapur spitali COVID-3, ish-Kirurgjia në QSUT. 

Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. Deri më tani vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Nga 1 shtatori u zgjat ora policore e cila fillon në 23:00 deri në 06:00. 3 kushte janë vendosur edhe për qytetarët që duan të futen në Shqipëri pas datës 6 shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja