BE-ja kërkon mundësi ligjore për të ndaluar importin e gazit rus
Ministret e energjisë të vendeve anëtare të BE
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën të kërkojnë një opsion ligjor për t'ua ndaluar kompanive ruse që të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vendet e BE-së.
Propozimi i vendeve është pjesë e pozicionit të tyre negociues mbi rregullat e reja të tregut të gazit të BE-së. I njëjti nuk është përfundimtar dhe do të duhet të negociohet me Parlamentin Evropian - një proces që mund të marrë muaj.
BE-ja prej 27 vendesh është zotuar të heqë dorë nga gazi rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Importet evropiane të gazit nga Rusia janë ulur që nga pushtimi, por importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur.
Dërgesat e gazit natyror të lëngshëm rus në Evropë u rritën vitin e kaluar - në 22 miliardë metra kub, nga rreth 16 miliardë metra kub në 2021, sipas një analize të BE-së, të cilën e ka parë Reuters.
Nëse miratohet, propozimi do t'u ofrojë vendeve anëtare një rrugë për të ndaluar importet e LNG-së nga Rusia pa pasur nevojë të përdorin sanksione - të cilat politikisht janë më të vështira për t'u marrë, sepse kanë nevojë për miratim unanim nga të 27 vendet anëtare të BE-së.
Komisionari i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, këtë muaj u kërkoi kompanive evropiane të mos nënshkruajnë marrëveshje të reja me kompanitë rusë të LNG-së, pasi të skadojnë kontratat e tyre ekzistuese. Ministrja spanjolle e Energjisë, Teresa Ribera, bëri të njëjtën kërkesë për importuesit dhe operatorët e LNG-së në Spanjë.
Megjithatë, kërkesa të tilla nuk janë detyruese, pasi gazi rus dhe gazi i lëngshëm natyror nuk janë subjekt i sanksioneve të BE-së.
BE-ja ka vendosur sanksione për importet e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës ruse. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
44.1%
-
Të gabuar
47.7%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 220
Lajme të tjera
-
Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur
30 Maj, 13:52
-
BE përgatitet për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
29 Maj, 13:10
-
Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë
29 Maj, 08:47
-
Vendet e QUINT dhe BE deklaratë të përbashkët: Kosova mos të ndërmarrë masa të reja për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri
28 Maj, 21:14
-
Lideri bjellorus përfundon me urgjencë në spital pas takimit me Putin në Moskë
28 Maj, 18:35
-
Rama për televizionin bullgar: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të trajtohen si paketë në rrugëtimin drejt BE-së
28 Maj, 18:27
-
BE kthen mbrapsht domatet shqiptare? Reagon AKU: E pavërtetë! Eksportet kanë vijuar pa ndalim, produktet shoqërohen me certifikatë fitosanitare
28 Maj, 15:42
-
Sovranistët e Kosovës dhe Shqipërisë janë idiotë apo spiunë të Rusisë?
28 Maj, 14:35
-
Tendosen sërish marrëdhëniet gjermano-ruse! Qindra gjermanë dëbohen nga Kremlini
27 Maj, 21:16
-
Transferimi i armëve bërthamore në Bjellorusi, Moska i përgjigjet Joe Biden-it: Po marrim masa për luftën ‘hibride’ me SHBA-të
27 Maj, 12:43
-
BE thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës: Nuk do pranojmë asnjë provokim të mëtejshëm, prioritet ruajtja e paqes
26 Maj, 19:12
-
Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së
26 Maj, 18:43
Tani e shkaterruat Rusine , ju po ja futni vetes sepse kerkesa eshte aq e madhe per nafte dhe gas sa asgje nuk po beni me keto sanksione kot pa kuptim .
Përgjigju