Bejko: Na duhet SHBA, jo Berisha! Alibeaj: S'nxjerrin emrin e Metës në fletën e votimit, kanë frikë! Ku i gjetën 200 mijë euro për hapjen e fushatës

TIRANË- Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko nuk kursejnë sulmet ndaj Sali Berishës sa herë që zhvillojnë takime me demokratët. Teksa folën për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj tha se kanë disavantazh për shkak të përçarjes dhe luftës brenda PD ndërsa Bejko prezantoi pikat kryesore të programit të PD për zgjedhjet e 14 majit.

Nga ana tjetër, Alibeaj justifikon faktin që do garojë vetëm me 14 kandidatë me argumentin ‘më mirë pak dhe saktë’. Daljen me pak kandidatë Alibeaj e sheh si zgjidhje nga bashkëpunimi sipas tij, i fshehtë i Ramës e çiftit Berisha Meta për ta asgjësuar PD-në.

“Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni.”- tha Alibeaj.

Më tej, ai u shpreh se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit për 14 majin.

Alibeaj komentoi edhe fushatën “sa për sy” të Berishës, ku u drejtoi pyetjen demokratëve se ku i ka gjetur 200 mijë euro vetëm për hapjen e fushatës pa llogaritur të tjerat që do e pasojnë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore.

“200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë.”- tha Alibeaj.

Ndërsa Roland Bejko tha se kanë synim që të bëjnë një PD të djathtë me në krah Amerikën dhe kërkoi që të marrë votën më 14 maj në mënyrë që të lirojë Tiranën nga duart që duan ta gllabërojnë. Bejko u shpreh se PD ka nevojë të shpëtojë nga retorika e vjetër e Berishës e Metës dhe të baskëngjiten pranë SHBA-ve.

 “Erion Veliaj dhe Belindi janë çirakë të ustallarëve. Do ju tregojmë sesi i kanë të lidhur fijet të tre këta, prandaj dhe ne kemi dalë në fushatë me sloganin ‘Ti japim frymëmarrje Tiranës’. Kur është projektuar Tirana, mendohej për banesa jo të larta ndërsa sot jo vetëm që nuk qarkullon ajri por kemi dhe 65% të rritjes së sëmundjeve kanceroze. Është bërë jeta jonë shumë e vështirë. Do ia dalim të bëjmë një PD të djathtë. Edhe programi për Tiranën është i djathtë. Ne kemi nevojë për Amerikën, pa Berishën e Metën bëjmë të gjithë. Integrimin në BE e kemi marrë me mbështetjen e SHBA. Ju kërkojmë që të na jepni votën e ta çlirojmë Tiranën nga duart që duan ta gllabërojmë”, tha Bejko.

ÇIfti Berisha-Meta nisën dje fushatën elektorale duke marrë me qira stadiumin e AirAlbania me një shifër të majme për zgjedhjet e 14 majit. Eventit, Alibeaj i ka faturuar shifrën 200 mijë euro dhe u ka ngritur pyetjen demokratëve se ku i ka gjetur paratë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore. Takimi elektoral i Berishës e Metës nisi një orë me vonesë dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbushur plot, patën pjesëmarrje të ulët.

Pas prezantimit të kandidatëve, morën fjalën edhe dyshja drejtuese e koalicionit që hodhën akuza ndaj Edi Ramës duke e cilësuar këtë çelje të fushatës si start madhështor por përballë shihnin stolat bosh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Berisha e Meta hapën fushatën në stadiumin ‘Air Albania’, Alibeaj: Ku i gjejnë 200 mijë euro një event?

 

Kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar çeljen e fushatës së Berishës dhe Metës në stadiumin Air Albania. Alibeaj tha se një event iu kushtoi 200 mijë euro dhe ngriti pyetjen se ku i marrin paratë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore.

"200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen", tha Alibeaj.

Ora 15:29
Alibeaj akuza Ramës: Ka bashkëpunuar me Metën e Berishën për të asgjësuar PD-në

 

Kryetari i komanduar i PD ka zhvilluar një takim me demokratët, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko. Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Alibeaj tha se PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.

Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon.

Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën. Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh.

 

Ora 15:28
Nga transporti me biletë elektronike te shpallja muze e burgut 313, Roland Bejko prezanton programin e PD-së për 14 majin

PD me kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejkon ka ndarë programin e PD-së për zgjedhjet vendore.

  • 1.       Arsimi para universitar. Hartë shkollore profesionale sipas parimit: Shkollë jo më tepër se 15 minuta larg.
  • 2.       Arsimi i lartë, Tirana do të jetë qyteti miqësor i studentëve. Do krijohet infrastrukture pë të pritur deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
  • 3.       Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike të pavarura.
  • 4.       Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i provimit vendas.
  • 5.       Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Rinasit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Do ketë statut të posaçëm për menaxhimin e Tiranës.
  • 6.       Shpallja muze te burgu i 313. Vila 31 e Enver Hoxhës do rtë shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën
  • 7.       Mjedisi. Adoptim i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit. Sepse sot norma ekzistojnë por si respektojnë.
  • 8.       Strehimi. Luftë çmimeve të larta të banesave, ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit.
  • 9.       Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Ri konceptim shërbimit spitalor.
  • 10.   Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 15% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
  • 11.   5 vite zero taksa ndaj sipërmarrësve turistikë.
  • 12.   Transporti. Pikë e ndjeshme tek qytetarët dhe do trajtohet me kujdes për shkak të premtimeve futuriste. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Do kenë mundësi të lëviznin në të gjitha akset e transportit në Tiranë. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore. Kur të hyjnë në Tiranë të shfrytëzojnë shërbimin e përmirësuar publik.
  • 13.   Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, rekreativë, industriale dhe sportive. Jemi për një Tiranë policentrike dhe të ndërtuar horizontale;
  • 14.   Sporti. Krijim i abonesë bashkiake për sportin. Subvencionim dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.

Në ditët vazhdim do të kemi pasurim dhe shtjellim të këtyre temave."- tha Bejko. 

Prezantimi i plotë i këtyre pikave do të zhvillohet ditën e martë. 

Ora 15:05
KQZ nuk vendos emrin e Metës në fletën e votimit, Alibeaj: Kanë frikë se është turp! Pas 14 majit, do ringrejmë PD-në, të pastër

 

Kryetari i Komanduar, Enkelejd Alibeaj është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit.

“Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë  momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.”- tha Alibeaj.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dajana: 17/04/2023 03:33

    berisha nuk i duhet as dreqit.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja