Grupi i Shtetit Islamik ka ekzekutuar të paktën 217 persona, mes të cilëve dhe civilë, që prej pushtimit nëntë ditë më parë të një pjese të provincës siriane të Homsit që përfshin Palmiran, konfirmoi dje një OJQ.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) deklaroi se kishte prova për ekzekutimin e 67 civilëve dhe 150 anëtarëve të forcave siriane nga xhihadistët e Shtetit islamik në disa rajone të provincës Homs që prej 16 majit.
"Observatori sirian konfirmoi se Shteti Islamik kishte ekzekutuar 67 civilë, 14 prej të cilëve fëmijë dhe 12 gra në Sukhna, Amiriya, në mjediset e kezermës së oficerëve dhe në Palmira", theksoi OJQ-ja me seli në Britaninë e Madhe.
"Shteti Islamik ka ekzekutuar gjithashtu më shumë se 150 anëtarë të forcave të armatosura dhe milicëv të regjimit të Damaskut dhe të akuzuar të tjerë si informatorë të regjimit", sipas OJQ-së.
Sipas drejtorit të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, shumë familje janë ekzekutuar duke përfshirë këtu fëmijë me prindërit e tyre.
"Pjesa më e madhe e ekzekutimeve janë kryer në Palmira", deklaroi ai.
Observatori sirian e publikoi këtë bilanc disa orë paso media zyrtare siriane kishin konfirmuar se Shteti Islamik kishte kryer një masakër në Palmira duke vrarë rreth 400 civilë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë./
/atsh//