Beleri fajtor për blerje votash, zëdhënësi Dhuli: S'kemi shpresë te Apeli! Rama i kërkoi ta kandidonte! Avokat Çaça: Himara drejt zgjedhjeve të reja

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor për blerje votash Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe e dënoi me dy vite burg. Të ftuarit në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv kanë diskutuar mbi rastin e tij dhe atë se çfarë fshihet pritet në vijim.

Zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli e quajti një proces jo normal.

“Nuk është fare proces normal, i plotëson të gjitha kriteret për të mos qenë normal. Një çështje që nuk e nisi SPAK por Edi Rama në Himarë. Fakti që e nisi Rama është proces i paragjykuar politikisht. Mënyra si Rama e sulmoi Belerin është e paprecedent. Edi Rama Belerin e ka dashur kandidat të PS për këto zgjedhje. E ka refuzuar se është i djathtë, vjen nga familje anti komuniste", tha ai.

Ku e mbështet faktin që Rama donte ta kandidonte për PS?

"Kohë më parë ka pasur takim të Ramës me Belerin, për fat të mirë ka qenë Beleri me disa Himariot të tjerë. Sebep ishte plani urbanistin i Himarës, ku Beleri drejtonte protestat e bashkisë. Është njësoj si të më thuash mua sot, kandido nga e majta. Në momentin që Rama nisi sulmet vulgare kundër Belerit e kuptuam që do fitonim. Por e kuptuam se nuk ishte një proces i thjeshtë. Nisën procedimin, na vendosën të gjithë shtabin elektoral në përgjim. Kur donin të fotografonin vëllanë tim, nuk shkuan në Tiranë por një person tjetër dhe e vendosën në dosje. SPAK dhe gjykata këto i noterizuan të gjitha. Rama na konsideroi mall pa zot. Beleri ishte në burg edhe kur njerëzit shkuan dhe votuan. Ata njerëz që patë në SPAK, e votuan Belerin duke e ditur që është aty", u përgjigj Dhuli.

Kundër vendimit për Belerin mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por Dhuli tha se nuk ka asnjë shpresë te vendimi i Apelit, ndërsa për zgjedhjet e reja sytë i kanë te një kandidat i ri.

"Unë Fred Belerit i kam thënë unë do të të mbështes sepse je kandidat fitues. Kandidatin e Sarandës e kam mbështetur maksimalisht më shumë se Belerin për shkak se lidhjeve familjare. S’kam parë kandidat më të pastër  se Ardit Cikuli, edhe atij ia gjetën një gjë, kandidati i Saliut i thanë. E katandisën me 2800 vota diferencë. Duhet të pranojmë ne kemi një kundërshtar si Rama që nuk na respekton dhe jemi të detyruar ti përgjigjemi me mjete agresive. Edhe priftin e Himarës po të vendosnim Rama do e kishte futur në burg".

Avokati Përparim Çaça u shpreh se bashkia Himarë do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja pasi Apeli të japë vendim të formës së prerë për Belerin. Pas këtij vendimi Çaça deklaroi se sheh një përkeqësim edhe në marrëdhëniet Shqipëri- Greqi.

"Nga sot marrëdhëniet Shqipëri Greqi hyjnë në një spirale të rrezikshme", shtoi ai më tej.

Edhe gazetari Flogert Muça e cilësoi procesin ndaj Belerit të paragjykuar.

"Që në nisje ky proces u cilësua si politik. Ishte i paragjykuar si proces."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Zëdhënësi: Si e ndihmoi Lulzim Basha, Fredi Belerin gjatë zgjedhjeve në Himarë

Zëdhënësi i fushatës së Beleri, Skerdjan Dhuli në emisionin “Repolitix” në Report Tv tha se kreu i PD Lulzim Basha ka ndihmuar Fredi Belerin në zgjedhjet për bashkinë Himarë.

“Ne na bëri nder të madh Basha dhe s’kam asnjë kompleks ta falënderoj. Kam vërejtje për të por në këto zgjedhje na la administratën zgjedhore. Marin Suli ka qenë sekretar i kzaz në Himarë përfaqësues i yni por me vulën dhe suportin e deputetit Arbi Agalliu. Në Himarë PD e Bashës dhe Berishës ishin një, ndryshe nga ç’ndodhte në qendër. Nuk ndodhi rastësisht që u bashkuan, por sepse problemet në fshatra ishin shumë të mëdha. 17 nga 21 fshatrat e bashkisë Himarë kanë probleme me ujin e pijshëm”.

Ora 22:22
Avokat Çaça: Perëndoi ëndrra e Belerit për kryetar bashkie, Apeli i hap rrugë zgjedhjeve të reja

 

Himara shkon drejt zgjedhjeve të reja, pasi Apeli i GJKKO të japë vendimin e formës së prerë për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg për blerje votash. Kështu deklaroi në "Repolitix" në Report tv avokati Përparim Çaça.

Çaça: Ka qenë një proces i paragjykuar. Fillimisht politikisht. Dy ditë para zgjedhjeve arrestohet Beleri, shkohet në zgjedhje me kandidatin në arrest. Ai zotëria pas hekurave ka fituar, është kryetar i zgjedhur madje i njohur dhe nga gjykata. Nuk ka pasur mundësi që asnjë ditë këtë mandat ta ushtrojë. Tani marrim pjesën e procesit. Ka qenë i paragjykuar.  Që në momentin e parë ka qenë tërësisht i paragjykuar si proces.

Edhe mbrojtja nuk kishte besim te Gjykata. Edhe mbrojtja e dinte vendimin. Sot njëherë e mirë perëndoi ëndrra që Beleri të mund të jetë kryetar i bashkisë. Edhe Apeli do ketë të njëjtin trend, do kemi vendim të formës së prerë e do kemi zgjedhje të reja në bashkinë Himarë. Megjithatë kjo nuk e zhbën faktin që u dënua për ato vota që vodhi. Vetëm ndonjë çudi e madhe mund të bëjë që Beleri të drejtojë Himarën.

Denis Minga: A mund ta shkarkojë Rama me këtë vendim të dhënë sot?

Çaça: Jo. Do pritet dhe vendimi i Apelit dhe më pas i hapet rruga për zgjedhje të reja. Nga sot marrëdhëniet Shqipëri Greqi hyjnë në një spirale të rrezikshme.

Ora 22:06
‘Anti-shqiptar’, debat i fortë mes Meçes e zëdhënësit të Belerit: Mbylle gojën, ti je llum

Ka përfunduar në ofendime debati mes analistit Arben Meçe dhe Skerdjan Dhulit zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Meçe: Të arrij të dëgjoj në një emision një ati-shqiptar që të më flasë dhe unë të rri indiferent, jo jam edukuar ndryshe...

Dhuli: Me kë flet ti, me kë flet? Dëgjo këtu... Kujt i thua anti-shqiptar.

Meçe: Ke dalë në mbështetje të personit që ka folur për helenizimin e Shqipërisë.

Dhuli: Mbylle atë halenë... Ka jetë edhe pasi fiken kamerat. Ti e ca llumëra si puna jote nuk më thonë dot mua anti shqiptar. Ti je aq këllirë.

Meçe: Ua kemi gjetur vendin juve... s’je burrë

Ora 21:54
Debat në Repolitix/ Dhuli: Në census u deklarova shqiptar, Jorgo Goro grek! Meçe: E ke kushëri

Një debat i fortë është zhvilluar në “Repolitix” në Report Tv mes zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhulit me analistin Arben Meçe.

Meçe: Goro është kandidati tjetër.

Dhuli: Jorgo Goro është deklaruar grek...

Meçe: Goro është gati kushëri me këtë. A keni parë ndonjë përfaqësues grek në fushatën e Goros?

Strukturat e policisë u vunë në lëvizje dhe morën informacione mbi implikimin e strukturave greke në Shqipërisë. Beleri i mbështetur nga PD që deri më sot përflitej si parti nacionaliste konservatore. Krahas tij dhe Meta, një çudi e vërtetë. Rama godiste tezat nacionaliste të rrezikshme për stabilitetin e Shqipërisë. Këtu nuk është faj pse e goditi Rama, por pse këto mbajmë përgjegjësi për ato teza nacionaliste, ekstremiste. Të futesh në një fushatë lokale, e të premtosh helenizim të një territori të tërë. Rama ka goditur artikulimin e Belerit. Dhe unë i them bravo të qoftë që e bërë një gjë të tillë.

Dhuli: Kur shkova në census unë u deklarova shqiptar. Jorgo Goro është deklaruar grek.

Ora 21:35
Meçe: Beleri s’jep kodin e telefonit, ka prova aty! Zbërthen të gjithë linjën e shërbimit grek në Shqipëri

 

Në “Repolitix” në Report Tv analisti Arben Meçe tha se në telefonin e kryetarit të Zgjedhur të bashkisë Himarë të Fredi Belerit që është dënuar me 2 vite burg për blerje votash ka prova.

“Beleri ka bllokuar çbllokimin e celularit. Pse e fsheh këtë të vërtetë. Aty ka prova. U diskutua që Kryemadhi kërkonte të bllokonte një celular të sekuestruar. Ai ceëlular është burimi i provës. Është lidhja e Belerit me shqërbimet. Shërbimet tona e kanë zbërthyer telefonin, por Beleri nuk e jep kodin që provat që janë në atë celular të mos ishin në gjykim.  Ai si jurist do të thotë pse nuk e jep celularin Beleri. Gjysma e provave kanë dalë nga celularët e tjerë. Celulari i Belerit është pika që ka lidhjen e tij me shërimin grek, me të gjithë korridoret anti shqiptare. Është zbërthyer e gjithë linja e shërbimit grek në Shqipëri.”

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2024 04:10

    Te dhenat e censusit supozohet te jene te mbrojtura njelloj si vota,si shpjegohet qe Dhuli na ditka qe Goro eshte deklaruar grek?! E ka degjuar kete nga goja e Goros,apo e ka mesuar me /metoda/te tjera te paligjshme? Dhe se dyti,Beleri mund te mos e jape kodin e celularit,po perse nuk ja kerkoni Mosadit izraelit t'jua zbertheje z.Mece? Ketu nuk behet fjale per nje hajdut te rendomte votash,por per nje person shume te rrezikshem per sigurine kombetare!

    Përgjigju
  • Bjeri ti bjem: 06/03/2024 00:26

    Ky dhuli shuli te njejten kaset ne cdo emision

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille