BRUKSEL - Bisedimet e reja mes fuqive të mëdha dhe Iranit mbi programin bërthamor iranian do të fillojnë më 18 shtator në Nju Jork, njoftoi sot zëdhënësi i shefes evropiane të diplomacisë.
"Bisedimet mes vendeve të grupit 5+1 dhe Iranit, që drejtohen nga Catherine Ashton, do të vazhdojnë në Nju Jork duke filluar nga data 18 shtator", njoftoi Michael Mann.
Të hënën, shefi iranian i diplomacisë, Mohammad Javad Zarif, takoi Ashton në Bruksel, në kuadrin e një turi evropian.
Ai u shrpreh se "është optimist për sa i përket mundësisë që Irani dhe pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë) plus Gjermania (5+1) të arrijnë në një marrveshje para përfundimit të afatit të vendosur në nëntor./ATSH/