Belgjikë - Një shofer spanjoll ka përplasur me kamion muret e pallateve dhe vitrinat e dyqaneve në qyetin e Leuven të Belgjikës.
Siç mund të shihet në video shoferi fillimisht i jep me indietro kamionit duke përplasur një kolonë të pallatit dhe duke rrezikuar të përplasë një kalimtar i cili nxiton për në anën tjetër.
Më pas shoferi vazhdon të ecë mbrapsht për të dalë nga rrugica dhe nuk frenon por përplas dhe vitrinat e dyqaneve aty pranë.
Disa kalimtarë të rastit vendosin të ndërhyjnë për të ndaluar këtë të çmendur. Njëri prej tyre mundohet të hapë derën e shoferit, por është e mbyllur. Ai vendos të thyejë xhamin dhe të hapë derën nga doreza e brendshme.
Në këtë moment afrohen dhe kalimtarë të tjerë dhe së bashku arrijnë të venë përfund shoferin, duke pritur ardhjen e policisë. Dyshohet se shoferi ishte nën efektin e alkoolit.
Video ka marrë më shumë se 100 mijë klikime brenda pak ditësh që është hedhur në internet.
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com