Ndërsa belgët presin përballjen me Algjerinë këtë të martë në Kupën e Botës Brazil 2014, punëtorët e qytetit kanë nisur të dekorojnë sferën në majë të Atomium me ngjyrat kombëtare të vendit. Dekorimi i saj konsiderohet si një ringjallje e interesit të qytetarëve të vendit për skuadrën kombëtare, pasi prej kohësh ata kanë qenë të ndarë mes frëngjisht-folësve dhe gjermanisht-folësve të cilët bënin tifozllëk për skuadrat e gjuhëve amtare respektive.
Në tetor, ‘Djajtë e Kuq’ siguruan një vend në Kupën e Botës, turneu më i rëndësishëm ku skuadra ka marrë pjesë në 12 vitet e fundit dhe ndonëse është një skuadër jo-favorite për trofeun, skuadra konsiderohet gjerësisht si një konkurrente serioze.
Ish-kryebashkiaku i Brukselit dhe njëkohësisht president i Atomium-it Freddy Thielemans, shprehet se popullariteti i skuadrës do të ndihmojë në promovimin e ngjyrave kombëtare të flamurit të vendit dhe simbolit të bashkimit midis Flandersave dhe Valonisë.
Turistët që po vizitonin monumentin thanë se kjo ishte një ide shumë e veçantë dhe përshtatja me formën sferike të atomeve përputhej shumë mirë me formën e topit të futbollit, duke e bërë këtë iniciativën akoma më domethënëse dhe të vlerësuar.
Atomium-i u ndërtua si një ikonë në Panairin e Botës në kryeqytetin e Belgjikës në 1958-tën dhe nuk ishte menduar se do të rezistonte gjatë. Megjithatë qytetarët e Brukselit i kushtuan një rëndësi të veçantë monumentit duke e kthyer në një ikonë ndërkombëtare të vendit.
Struktura paraqet ndërtimin molekular të një kristali hekuri të zmadhuar 165 bilionë herë ku nëntë globat e saj kanë një diametër prej 18 metrash dhe e gjitha ka një lartësi 102 metra. Nëpër tubat lidhëse ka ashensorë të cilat lidhin sferat që përmbajnë ekspozita të përkohshme dhe restorante, ku njerëzit mund të shijojnë një pamje mahnitëse të qytetit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com