BELGJIKË - Gjykata belge shtyn seancën ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij, Aleksandër Kurti në vitin 1999.
Burime për ReporTv bënë me dije se shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e prokurorit belg në seancë, si dhe kërkesa e avokates belge dhe palës shqiptare që Frroku të ishte vetë i pranishëm në seancë.
Frroku nuk është lejuar të shkoj drejt Belgjikës pasi është në masë sigurie arrest me burg, por po ashtu sqaron prokuroria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën dhe një kërkesë të tillë nga ky vend.
Ndërsa të martën pritet që Mark Frroku të paraqitet në parlament ku këshilli i mandateve do të diskutojë mbi mandatin e Frrokut i cili prej më shumë se 6 muaj nuk paraqitet në parlament pasi qëndron në burg.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com