BRUKSEL, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Gjashtë avionët luftarakë të tipit F-16 që Belgjika ka vënë në dispozicion të koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) në Irak lanë sot Belgjikën në drejtim të Jordanisë, njoftoi qeveria belge.
"Avionët luftarakë u ngritën nga baza ajrore në Flandër (jug) rreth orës 16:30 me orë lokale (14:30 GMT) dhe do të kalojnë natën në bazën e NATO-s në Araxos (Greqi)", theksoi një zëdhënës i Ministrisë belge të Mbrojtjes.
Avionët, që kanë për destinacion përfundimtar bazën Mufaq Salti, në Jordani, u ngritën rreth një orë para se të jepej miratimi i parlamentit mbi sulmet ajrore kundër xhihadistëve të ISIS-it në Irak.
Parlamenti miratoi pjesëmarrjen në këto sulme me një maxhorancë të gjerë me 114 pro, dy kundër dhe 10 abstenim./
/G.S/
/Shqiptarja.com