Belind Këlliçi tregon dëftesat që nga klasa e parë por askund një ‘Dëftesë Pjekurie’! Konfirmon për herë të dytë se nuk është diplomuar

Belind Këlliçi tregon dëftesat që nga klasa e parë por askund një ‘Dëftesë Pjekurie’! Konfirmon për herë të dytë se nuk është diplomuar

Belind Këlliçi me dy gishta teksa një muzeum digjej pas tij

Belind Këlliçi, kandidati i dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, i është rikthyer ‘tinëz’ sot çështjes së mos diplomimit të tij në shkollë të mesme. I ftuar në televizionin e familjes Berisha, aty ku është më komod, Këllici ka nxjerrë sot të gjitha dëftesat që posedon, që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë, që sipas tij tregojnë se ka qenë një student i dalluar.

“Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky Veliaj ‘është me shkollë’ dhe unë ‘pa shkollë’. Meqenëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqenëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë.  Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së pare. Të lutem, mund ta shohësh: Abetare shumë mirë, Matematikë, Edukatë, Vizatim, Këngë. Mësuese Drita Vorfi.  Urdhëro, ja ku e ke, klasa e dytë. Urdhëro, klasa e tretë. Klasa e katërt, klasa e pestë. Klasa e gjashtë, zotëri. Ja edhe klasa e tetë.  Urdhëro dhe vitin e parë në “Harry Fultz” meqë e kanë merak. Ja edhe viti i dytë, viti i tretë në “Harry Fultz”. Urdhëro dhe të katërt vitet bashkë, sepse është një vërtetim që e kam marrë me vete, ky është një vërtetim që e kam marrë tani për notat, për katër vitet e përfunduara, por kurrikulën, vërtetimin e lëndëve i kam marrë si dosje se i kam marrë me vete në Amerikë”, tha Këlliçi dhe në asnjë moment, askund nuk shikohet të ketë një ‘deftesë pjekurie’ të shkollës së mesme.

Kjo është hera e dytë që Këlliçi konfirmon se nuk ka diplomim. Në një intervistë televizive e ka pranuar mos diplomimin, madje për të mbrojtur këtë mungesë, ka lançuar një gënjeshtër akoma më të madhe:

 “Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme. Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie'' është shprehur Këlliçi, kur u pyet se a janë të vërteta faktet që kanë dalë në media.

Por e pyetur nga Shqiptarja.com  Brikena Baxhaku, drejtoresha e Institutit 'Harry Fultz' ku Belind Këlliçi ka mbaruar vetëm 4 vitet nga 5 që parashikonte cikli shkollor, ka vërtetuar se ai nuk ka marrë kurrë dëftesë pjekurie. Në disa investigime të publikuara në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme. Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve pikërisht të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.

Skandali me njehsimin e diplomës

Edhe njehsimi i diplomës së Këlliçit pa kryer më parë të plotë shkollën e mesme në vitin 2010, gjatë qeverisjes së Berishës, është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006, ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën. Pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së shkollës së lartë të Këlliçit pa pasur më parë atë të shkollës së mesme, ngre pikëpyetje të shumta mbi kriteret e punësimit të Belind Këlliçit edhe në administratën shtetërore.

Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com

INVESTIGIMI 1
INVESTIGIMI 2
INVESTIGIMI 3

INVESTIGIMI 4

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 08/05/2023 14:05

    Keshtu ka lezet???? keta qener jan per pushtet. Bejn nje hap para dhe tre pas. Prandaj edhe ky popull i MENCUR ja ka ven damken tash 10 vjet. Dhe sipas te gjitha gjasave rrugeve do ngelen perseri. Eshte gje e mer se s'do presim gjate vec disa dite per ta mesuar rezultatin. Dhe pastaj ti ngrej gishtat lart qeni i saliut.

    Përgjigju
  • FARI PALLA: 08/05/2023 13:48

    OBlendi Kriçi po pse shkon ti te sdudjo e qen pekës e nuk shkon te një sdudjo serjoze si TVREPORT e që thot gjithmon të vërtetën po shkon nëpër sdudio wc si sdudjo e qen pekës. Se në sdudjo serjoze ti diskretitohesh mor zotni prandaj dhe zhgaravitesh te qen peka me plerat e dekonpozuara të kti kombi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë