Pseudopolitikani më groteskt i opozitës, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, i cili shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së, duke humbur në Tiranë me 60 mijë vota përballë Erion Velaijt, vijon aventurat SHBA si Fatmir Mediu, i cili nuk lë njeri pa kapur për krahu për të dalë në foto në rrugët e New York-ut. Pasi piu një kafe në një mejhane në New Jersey me 10 vetë, duke e paraqitur si takim të zjarrtë me Diasporën, Belo Ezmeri vijon lobimin për t’i hequr nongratën Sali Berishës, deri kur ky i fundit të shpallë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në këtë kuadër, Belo ka parë sot nga larg presidentin Trump duke vallëzuar.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të isha pjesë e mbrëmjes festive Liberty Ball, në të cilën Presidenti Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania dhe fëmijët e tij, si dhe Zv. Presidenti JD Vance, i shoqëruar nga zonja e tij, Usha Vance, përshëndeti të ftuarit dhe riafirmoi premtimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale. Përmes ovacioneve USA! USA!, Presidenti Trump u shpreh i qartë dhe i prerë se dëshiron që trashëgimia e tij politike të jetë ajo e një Presidenti përbashkues dhe paqebërës në mbarë globin. Zoti e bekoftë Amerikën!”, shkruan Belo.
Ndërkaq, Fatmir Mediu ishte i pari nga Shqipëria, që fluturoi drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump si president. Por, normalisht, si të gjithë njerëzit që s’kanë ndonjë peshë, ai e ka ndjekur inagurimin nga televizori, duke pritur jashtë “Capitol Arena” për orë të tëra në të ftohtë. Ai tha se nuk kishte gjetur dot ftesë për të qenë brenda, madje një miku i vet që ia kishte kërkuar si nder këtë gjë, i tha se ai nuk kishte mundur dot të gjente ftesë për gruan e tij, jo më për Mediun. (Prapaskena)
Bravo dmth ju si gazete promovoni rracizmin se gje tjeter nuk ju ka mbetur.
PërgjigjuCfar fetyre maxhypit ka ky obobo
Përgjigju