65-vjeçarja Emine Agolli ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u kafshua nga qeni i fqinjit në fshatin Çërragë të Belshit. Report Tv mëson se qeni i përkiste kunatës së Emine Agollit. Kjo e fundit kishte shkuar në shtëpinë e saj për ta takuar.

Teksa 65-vjeçarja hyri në oborr, është penguar dhe më pas është rrëzuar pranë qenit, i cili atë mbrëmje ka qenë i lidhur.

Qeni është trembur dhe e ka kafshuar duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas vdekjen, kështu e rrëfejnë ngjarjen banorët e zonës.