Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës, organet e drejtësisë, jo vetëm nuk po ndihmojnë mjedisin toksik politik tek ne, por po e lënë jashtë procesit, duke e përkeqësuar. Kështu deklaroi i ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ opinionisti Ben Andoni, teksa komentoi situatën brenda partisë Demokratike, duke pohuar se Berisha jo vetëm e ka dobësuar, por e ka futur në një qorrsokak. Për gazetarin Arbër Hitaj, Andoni nënvizoi se nëpërmjet grupit të tij, i cili ka eklipsuar komplet Grupin e Rithemelimit, Berisha tregoi që sensi tij për pushtet është i pamatë.

‘Shpalljet e tjera ‘non grata’ janë një kambanë, por më shumë janë pasojat e vendimit që ne kaluam pak shkarazi pak muaj më parë. Goditja më e madhe është nga DASH për personalitete që i kemi para syve, e kam fjalën për Berishën, që drejtësia nuk e ka dhënë fjalën akoma, ish-president, ish-kryeministër dhe tani kryetar i PD-së dhe tani kryetar mtues i PD-së do të thotë shumë për vendin për korrupsionin është një tregues real i indeksit të korrupsionit tek ne. Ajo fasha ku ne rrimë është një fashë që të bën të dyshosh për atë shkallë demokracie që ka vendi jone dhe mbi të gjitha impaktin që kanë institucionet e ngritur tek ne për demokracie, organet e drejtësisë kanë qenë shumë të kapur nga politik. Nuk ka ndonjë përmirësim të madh, por duhet të inkurajojmë për Reformën në Drejtësi.

Më vjen keq ta them organet e drejtësisë tek ne, jo vetëm nuk po ndihmojnë mjedisi toksik politik tek ne, por po e lënë jashtë procesit, siç është rasti i Berishës, që ta përkeqësojnë. Një pjesë e PD-së, nëpërmjet grupit të Berishës, i cili ka eklipsuar komplet grupin e Rithemelimit, me vjen mirë të them që jo vetëm i përdori, por tregoi që sensi tij për pushtet është i pamatë. Në një farë mënyrë i ka prishur punë vetes për pjesën historike të tij. Procesin e tanishëm të PD-së jo vetëm e ka dobësuar, por e ka futur në një qorrsokak.’- tha Andoni.

Sipas Andonit, pasojat e sjelljes së Berishës, janë të mëdha, jo vetëm për opozitën, por për demokracinë e vendit.