Është vonë për shumë nga njerëzit që kërkojnë sot logjikë racionale nga qeveria e Ramës. Shumë syresh e kanë duartrokitur dhe u dukej trendi me bëmat e tij jashtë protokollit. Shumë më tepër kur shpallte me saktësi matematike dhe vendet në parlament që do merrte.
Është vonë për shumë nga kërkesat e protestuesve, sepse një pjesë e madhe sot janë transformuar në interes të atyre që nuk i lëshojnë më, sikur të kthehet përmbys. Dhe, mos harroni një pjesë e gazetarëve i kanë raportuar gjithnjë dhe kanë marrë indiferencën si përgjigje.
Është vonë për makabritetet tip arkivolesh, sepse disa herë e kemi çuar vendin tonë në zgrip.
Është vonë për një pjesë që kanë shkuar sa nga një prehër tek tjetri të marrin hov nga protesta e shqiptarëve që të përfitojnë shëmtuar sepse dinë të bërtasin.
Është vonë për dhunën e protestuesve sepse nuk kemi kaluar ende logjikën se cili është modeli më i mirë i zhvillimit të vendit.
Është vonë për shumë nga shqiptarët që të rikthehen në vendin e tyre, modeli ekonomik i Shqipërisë dhe për dekada të tjera nuk do t’i ndihë.
Është vonë për bujqit që lanë tokat në emër të zhvillimit dhe ia mësynë qytetit, pa menduar pasojat.
Është vonë për qeverinë t’u premtojnë fermerëve, kur Shqipërisë iu prishën në harkun e pak kohëve e gjithë infrastrukturave e plehrave, farave dhe e mendimit shkencor.
Është vonë për nacionalistët dhe “Shqipërinë e tyre etnike” t’ia kërkojnë një vendi që nuk ka sulmuar dot asnjëherë, sepse të gjithë jetën e kanë ngushtuar në hapësirën më pak prodhimtare të vendit.
Është vonë për UÇK-istët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sepse ata të vërtetët i keni në Kosovë, tashmë më të varfër por me dinjitet dhe shumë syresh të harruar në skamjen e tyre, por që nuk bërtasin për një luftë që e bënë me zemër dhe jo me llogari.
Është vonë për opozitën që të kërkojë ndryshim, ata e kanë mbajtur statusquo-në me Ramën dhe në jo pak raste media ua ka dëshmuar bashkëpunimin.
Është vonë për të adresuar problemet e Shqipërisë nga qeveria, kur ke një masë patronazhistësh dhe nuk e di se një grup i madh shqiptarësh të aftë janë krejt të papunë dhe të nëpërkëmbur, kanë vështirësi jetese dhe ndrydhin energjitë që përmbajnë. Nëse do ishin vërtetë njerëz patronazhistët do tregonin fillimisht sesi mund të bëhet vendi më i mirë nga ata njerëz që nuk i sheh më askush.
Është vonë që të rregullosh një administratë, e cila ka normë të torturojë qytetarin e thjeshtë. Kadastra është shembulli më tragjik që nuk mund të rregullohet me asnjë reformë.
Është vonë për të rregulluar sistemin e arsimit dhe rritjen e nivelit të kurrikulave, kur pjesa më e madhe e profesorëve dhe studentëve vegjeton në nivele të ulëta dhe i duhet dhe e mbajnë këtë sistem që të përligjë, pagën e një pjese dhe kartonin e diplomës pjesës tjetër.
Është vonë për sistemin e mjekësisë që të futet në binarë, kur shembulli i shumë makutëve që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë dhe janë ende në sistem nuk përbën shenjë që të largohesh nga kjo sjellje dhe të respektosh shenjtërinë e Hipokratit por është model dhe shtytje sesi t’i kalosh.
Është vonë për Shqipërinë tonë që të formalizohet ndërtimi i frikshëm përreth kryeqytetit dhe që Rama nuk ia shpjegonte dot kancelarit gjerman në pritjen protokollare të samitit të Tiranës. Të shohim sesa do të shkojë disiplinimi i SPAK-ut dhe arsyeja e GJKKO-së, kundër tyre.
Është vonë për disa nga mediat dhe disa protagonistë të tyre që të bëjnë sikur e duan ndryshimin dhe të bëjë protagonistin në protesta, kur s’kanë fuqi të ngrihen për rrogat e veta dhe sigurimet shoqërore të papaguara.
Është vonë për policinë që shpesh nuk i përgjigjet aksioneve ndaj djemve pafund “të këqinj” dhe i mbijeton urdhrave të ndryshëm kundërshtues dhe kushteve.
Është vonë ta rregullojmë gjënë më të çmuar në kapitalizëm, sepse ne e kemi shpërdoruar pronën, por jo vetëm ne edhe baballarët tanë, gjyshërit dhe stër gjyshërit në të gjithë ekzistencën e shtetit shqiptar.
Është vonë t’i shpëtojmë informalitetit të gjithë jetës sonë, paçka se një semafor gati për në Evropë po na integron me sa duket politikisht.
Është vonë që të përcjellësh problematika të shqiptarëve në parlament, sepse aty vegjetojnë njerëz qesharakë që bëjnë vetëm reels me mesazhet se publiku i do kryeministra, kurse të tjerë nuk dinë të lexojnë dot as numrat.
Është vonë për të gjetur armiq të huaj, sepse armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët, që e kanë këtë urrejtje për këdo që flet ndryshe për të mirën publike qysh nga 1912 dhe madje shumë më parë.
Është vonë…O zot, sa vonë!
Komente











Post Scriptum: Eshte teper vone, shkruani ju. Po, them une, shume e vertete! Pa mendoni pak zoti Andoni. A duhej Shqiperia te projektohej mbi BESEN E SHQIOTARISE??! Me te gjithe kuptimin e groteskut Molerian te " Borgjezit fisnik" per brezin e te rinjve qe ajo perfaqeson??! A duhej Shqiperia te projektohej mbi logjiken halucinative delirit te madheshtise se Beses se librave, mediave, artit, kultures, shkences, nepotizmit politik,te prisnim derisa te rehabilitohej ne moshen e maturise??! GROTESKE, pergjigjem une!!! A duhej rinia te ndjeke nje etalon te huazuar nga oshilacionet e ' brezit te humbur" per ta kthyer ate ne " brezin fitues", me te gjitha llojet dhe menyrat e ciklit vicioz te intriges??! Deliri i Madheshtise, pergjigjem une!! A duhet te ndiben krenare, brezi i pensionisteve te Beses, per pasardhesit e tyre te transformimit te Shqiperise??! Eshte teper vone, pergjigjen ata, ne kemi projektuar jeten ne azil ( social care)!! Po z. Andoni eshte teper vone, qe ju te kuptoni groteskun e Beses se ardhmerise se Shqiperise. Shqiperia edhe nje here, ashtu si pergjate rruges se saj historike eshte ne kryqezim.. .
PërgjigjuZ.Andoni mendimi dhe logjika juaj e shthelluar ne paragrafe permbledhes eshte nje panorame qe ne te gjithe jemi koshiente per ate qe u projektua, u ndertua shpejt e shpejt dhe tani ... Tani mbajme koken lart nga qielli se cfare e keqe mund te na vije??? Dhe ju prisni, cfare prisni??! Eshte vone??! Paragrafet tuaj e kane zanafillen tek: KUR BESA E SHQIPTARIT ISHTE SHQIPTARIA!!! Dhe Besa dyhej te bazohej ne teorine e algoritmeve ku 97 % e shqiptareve nuk w kane idene e algoritmit!!! Post Scriptum: Mundohuni njehere tju shpjegoni paleve te interesuara ne shit- blerje, per te cilen lidhen besen, tiparin e algoritmit. Cfare do dale?! Kush do te jete rezultati per gjithsecilin!!? Step 2- WARNING,pa kaluar ne Step 3...
PërgjigjuNe fakt zoti Andoni keni harruar shprehjen tone aq te bukur"me mire vone se kurre" .Ne fakt keni harruar se pas Luftes se Dyte boterore disa vende ku po te permend Gjermanine u rrafshuan krejt ,por u bene nga e para.Kurre nuk eshte vone.Eshte vone per ju qe sherbeni pushtetit ne menyre te verber !
PërgjigjuVone eshte vertet.Po historikisht kemi qene te vonuar.Asnjehere heret.Ne kete kuptum mqs eshte vone dmth ,Jemi ne kohe me oren tone si popull
PërgjigjuKur njeriu nuk do ta shikoje ndryshimin nuk e shikon! Por po ta shikosh se si ka ndryshuar Shqiperia ne ket 13 vjet atehere e kupton se sa hapa kolometrike jane bere nga z.Rama dhe PS ! Dhe fale atyre patronazhisteve te cilet Jan thjesht anetare dhe simpatizante te PS jemi nje hap larg Europe's! Hapi syte dhe shiko ndryshimin o anal- ist!
Përgjigju