Benet Beci, bëje mirë, bëje vetë

Benet Beci, bëje mirë, bëje vetë

Benet Beci

Në një studim interesant akademiku Bahri Beci flet për dy dialektet gjuhësore të shqipes, "gegnishten dhe toskërishten". Më tepër sesa ndarja dhe dallimet profesor Beci i mëshon historikut dhe bashkimit të dy dialekteve duke ngjyrosur lumin Shkumbin si vendi ku dallgët dialektore e fonetike vinë nga Veriu e nga Jugu duke u përqafuar me njëra-tjetrën...

Koinçidenca e bukur tashmë përsëritet edhe modestisht me pinjollin e profesorit të mderuar Bahri Beci. I biri i tij, Beneti, prej dy dekadash menaxhon sipërmarrje publike dhe përveçse ndonje përçarje të përçartë folklorike që ia mveshin pa të drejtë, më tepër bashkon sesa ndan. Zyrtar i disa qeverive të këtushme, shkodrani-tironc Benet, nuk militantizoi investimet strategjike gjatë kohës kur drejtonte Fondin e Zhvillimit por diti të lerë gjurmë veçanërisht në infrastrukturë duke filluar me rrugët rurale të Bregdetit të Jugut e deri lart në Tamarë të Vermoshit.

Nëse Partia Socialiste sot e zgjodhi të kandidojë në Shkodër, mos u avisni ti gjeni cene apo defekte për ta sulmuar. Është "malok" aqsa është "kryeqytetas". Është intelektual aq sa edhe punëtor, i djathtë në mbledhje, i majtë në shpërndarje, agresiv në menaxhim paqësor në triumf.

Vullneti yt elektoral do vlerësojë pa ekuivok familjen Beci dhe kontributet at e bir, do vlerësojë qytetarinë shkodrane dhe jo vetëm, koloritin politik dhe gjurmët që la në zhvillimin lokal. Tani është rradha për gjurmën në parlament dhe qeverisje. Ndaj mos u bëj pishman kur të votosh të dielën Benet Becin. Beso te Beneti siç besuan të djathtë e të majtë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 19/04/2021 19:12

    Brilante

    Përgjigju
  • redi: 19/04/2021 18:48

    Vlwrsim i sakte nga Mane per intelektualin manaxher te shkelqyer Benet Beci.Shkodres nje figure e tille aspak politikei ben nder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri