Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Benet Beci është i bindur në fitoren e socialistëve në Shkodër. Ai tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv se PS ka një listë të gjerë përfaqësuesish në Shkodër dhe se gjatë fushatë së saj po praqet objektiva, projekte e plane për mandatin e radhës. Ai tha se PD në vend që të paraqesë plane por merret vetëm duke akuzuar punët e bëra nga PS. Beci renditi disa nga investimet madhore që janë bërë në Shkodër, ndërsa tha se me marrjen e mandatit të tretë qyteti do të transformohet.
"Është bërë një narrativ negative për çdo gjë që flitet e thuhet nga PD. Nuk kemi propozime nga pala tjetër por akuzat të punëve të bëra nga ana jonë. Kemi shumë investime dhe arritje gjatë kësaj periudhe, mjafton të përmendim rrugën e Vermoshit, rruga e Velipojës, rruga e Thethit, kemi sheshin e Shirokës, pra ka investime të rëndësishme që janë bërë, disa të tjera janë në proces e sipër. Në mandatin e tretë do të transformojmë qytetin", tha Beci.
Në lidhje me fushatën elektoral, Beci tha se është pozitive dhe pa konflikte, ndërsa theksi se PS do të marrë në qarkun Shkodër 4-5 mandate.
" Fushata ka ecur e qetë dhe ka një mobilizim të gjithë strukturave dhe objektivat janë 4-5 mandate për Shkodrën., Jemi munduar të kemi një fushatë pozitive, pa konflikte me objektiva. Lista e PS është një listë përfaqësuese dhe e kompletuar dhe ka një shpërndaje elektorale që mbulon të gjithë qarkun", tha ai.
Për Benet Becin, ndërtimi i Sakavicës do ta kthejë vendin jo vetëm në fuqi energjetike, por do të reduktojë ndjeshëm problemin e përmbytjeve në Shkodër e zonat përreth.
"Skavica do të jetë një zgjidhe e rëndësishme për shmangien e përmbytjeve në të ardhmen, përveç faktit që e do të kthehet në një nxitje ekonomike për vendin dhe prodhimin e energjisë", tha Beci.
Lajmi kryesor:
Manja në ‘Pa Protokoll’: Shqiptarët s’besonin drejtësinë, mandati i 3 për të mbrojtur reformën nga ata që duan ta zhbëjnë! Daci: Mazhoranca shkatërroi nocionin e shtetit
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10