Manja në ‘Pa Protokoll’: Shqiptarët s’besonin drejtësinë, mandati i 3 për të mbrojtur reformën nga ata që duan ta zhbëjnë! Daci: Mazhoranca shkatërroi nocionin e shtetit

Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv ka pasur diskutime mes kreut të Komisisonit të Ligjeve Ulsi Manja i cili është njëkohësisht dhe i 6 në listën e PS në Tiranë, dhe avokatit Jordan Daci lidhur me mënyrën se si ka qeverisur mazhoranca në këto 2 mandate.

Manja renditi reformat që sipas tij ka bërë PS, por tha se mandati i parë u desh për të stabilizuar gjendjen në të cilën e kishte lënë vendin opozita ndërsa mandati i dytë për shkak të 2 fatkeqësive, tërmeti dhe pandemia, ishte më shumë menaxhim krizash.

“Unë nuk thashë se në 2 mandatet tona kemi bërë mrekulli, sepse të dyja mandatet kanë pasur sfidat e veta. Në mandatin e parë ne arritëm të stabilizojmë financat e shtetit, vumë nën kontroll sistemin energjitik, bëmë një reformë administrativo territoriale. Bëmë reformën në arsim dhe kryereforma e mandatit të parë ishte reforma në drejtësi. A ka probleme? Sigurisht që ka. A kemi arritur ti bëjmë të gjitha? Edhe këtu ka për të bërë një bilanc. Edhe pse mandati i 2 ka qenë më shumë menaxhim krizash. Ne jemi në pushet prej 2 mandatesh kemi fushat llogaridhënie por edhe angazhimesh. Kundershtarët kanë qenë në pushtet dhe janë provuar. Më 25 prill ne kemi dalë par qytetarëve për çfarë kemi bërë gjatë këtyre viteve. Menaxhimi dhe mosvajtja e sistemit në kolaps kishte të bënte me reformat që kemi bërë.

Mirëpo avokati Jordan Daci tha se sipas tij nga fundi i mandatit të parë dhe i të 2-it mazhoranca ka shkatërruar nocionin e shtetit.

“Ne jemi në krizë të gjithanshme.Sistemi arsimor dihet se nuk është në ditëm më të mirë. Ska nevojë të më thotë mua unë e di se çfarë del. Përkrahja është 0. Në arsimin e lartë ne për arsye dhe të largimit të trurit. Ne jemi në një situatë të keqe duke përfshirë dhe mosmbështjetjen financiare. Të kalojmë te shëndetësia. Mijëra mjekë na kanë ikur kemi numrin më të vogël të mjekëve për frymë. Gjykatat e apelit nuk ekzistojnë më. Unë e përkrah reformën por ka disa probleme të rënda në keq menaxhim të reformës. Nga fundi i mandatit të parë dhe nga fundi i të 2 kanë vetëm një meritë kanë shkatërruar nocionin e shtetit. Nuk janë shtetformues. PS kishte mundësinë të vërtetonte se është me qytetërët. Nëse ajo do kishte garantuar që qytetari të zgjidhte deputet atë që do por ajo kontribuoi në mbyllje të listave”, tha Daci.

Një përgjigje e menjëhershme ka ardhur nga Manja duke thënë se reforma në drejtësi u ndërmor pasi shqiptarët nuk besonin më te drejtësia. Këtu shtoi se mandati i 3 duhet për të mbrojtur reformën në drejtësi pikërisht nga ata që sipas tij duan ta zhbëjnë.

“Kur ne e gjetëm sistemin me diploma të universiteteve private që çonin 2 kuintal groshë dhe merrnin diplomën. Pastaj merrnin master shkencor. Jordani thotë se kjo qeveri ska bërë sa duhet për sistemin shëndetësor. Kush dëshiron të bëhet pjesë e sistemit arsimor futet në portal dhe merr pikë. E njëtja gjë dhe në mjekësi. E treta reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi u ndërmor për një arsye madhore bashkë me partnerët. Studim i analizës se shqiptarët nuk besonin te drejtësia.

Unë se di pse shqetësohet Jordani sepse në këtë reformë jemi bashkëautorë që në ditën 1 me SHBA dhe BE dhe monitorohet zbatimi i kësaj reforme. Sot e gjithë arkitektura e institucioneve të drejtësisë së re është në zbatim. Nuk do ketë më me kurs plepash me drejtësinë që themeluan ata që do vijnë në pushtet. Kushtetuta e ka thënë qartë që është shkolla e magjistraturës. 2 partnerë tanët që asistojnë reformën kanë qenë me ne në çdo senacë të reformës dhe kanë dhënë dakordësinë. Mandati i 3 është për të mbrojtur reformën në drejtësi pikërisht nga ata që duan ta zhbëjnë”, shtoi Manja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Benet Beci në 'Pa Protokoll':  PD vetëm hedh akuza ndaj punëve tona, nuk paraqet asnjë projekt vetë! Në Shkodër marrim 4-5 mandate

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Benet Beci është i bindur në fitoren e socialistëve në Shkodër. Ai  tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv se PS ka një listë të gjerë përfaqësuesish në Shkodër dhe se gjatë fushatë së saj po praqet objektiva, projekte e plane për mandatin e radhës. Ai tha se PD në vend që të paraqesë plane por merret vetëm duke akuzuar punët e bëra nga PS. Beci renditi disa nga investimet madhore që janë bërë në Shkodër, ndërsa tha se me marrjen e mandatit të tretë qyteti do të transformohet.

"Është bërë një narrativ negative për çdo gjë që flitet e thuhet nga PD. Nuk kemi propozime nga pala tjetër por akuzat të punëve të bëra nga ana jonë. Kemi shumë investime dhe arritje gjatë kësaj periudhe, mjafton të përmendim rrugën e Vermoshit, rruga e Velipojës, rruga e Thethit, kemi sheshin e Shirokës, pra ka investime të rëndësishme që janë bërë, disa të tjera janë në proces e sipër. Në mandatin e tretë do të transformojmë qytetin", tha Beci.

Në lidhje me fushatën elektoral, Beci tha se është pozitive dhe pa konflikte, ndërsa theksi se PS do të marrë në qarkun Shkodër 4-5 mandate.

" Fushata ka ecur e qetë dhe ka një mobilizim të gjithë strukturave dhe objektivat janë 4-5 mandate për Shkodrën., Jemi munduar të kemi një fushatë pozitive, pa konflikte me objektiva.  Lista e PS është një listë përfaqësuese dhe e kompletuar dhe ka një shpërndaje elektorale që mbulon të gjithë qarkun", tha ai.

Për Benet Becin, ndërtimi i Sakavicës do ta kthejë vendin jo vetëm në fuqi energjetike, por do të reduktojë ndjeshëm problemin e përmbytjeve në  Shkodër e zonat përreth.

"Skavica do të jetë një zgjidhe e rëndësishme për shmangien e  përmbytjeve në të ardhmen, përveç faktit që e do të kthehet në një nxitje ekonomike për vendin dhe prodhimin e energjisë", tha Beci.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare