Beni i "Kafazit të Artë" fytyra që
fshihet pas faqes që sulmon VIP-at?!

Beni i "Kafazit të Artë" fytyra që<br />fshihet pas faqes që sulmon VIP-at?!
Një titull i tillë mund të shkaktojë të qeshura për vetë situatat që sjell ndërmend "Kafazi i Artë'. Arben Kasemi i njohur kryesisht si 'Beni i Kafazit' mbahet mend për debatet me Alban Rexhën, që njihet si 'Ujku' i famshëm. 

Pas vitesh të tëra larg vëmendjes mediatike, Beni është kthyer në mënyrën më të...çuditshme. Ai postoi ditën e djeshme në status në Facebook, ku bëri një deklaratë mbi të gjitha të guximshme! E cilësojmë si të tillë pasi faqja që demaskon VIP-at në Instagram dhe i publikon foto para dhe pas ndërhyrjeve estetike, ka marrë një sërë kërcënimesh nga personazhet publike 'viktima'. 

Dhe Beni i famshëm, ka pranuar autorësinë! Nuk e dimë nëse diçka e tillë është e vërtetë apo Beni po kërkon përsëri vëmendjen e publikut, pasi statusi është fshirë nga llogaria e tij në Facebook. Personi që fshihet pas asaj llogarie duket që ka mjaft njohuri për ndërhyrjet estetike dhe është përfytyruar gjithnjë si femër.
 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

16/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike