Beograd/ BE reagon për protestat anti-Vuçiç: Çështjet e hapura të zgjidhen në parlament

Beograd/ BE reagon për protestat anti-Vuçiç: Çështjet e hapura të zgjidhen në parlament

Protestuesit në Beograd që kundërshtojnë sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë të shtunën në mbrëmje në ndërtesën e Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë, raportimet e të cilit ata i cilësojnë thellësisht të njëanshme. Ky ishte incidenti më i rëndë pas disa muajsh protesta kundër kreut të shtetit në Serbi. Presidenti Vuçiç tha se nuk do të lejohet askush të kërcënojë Serbinë me dhunë, ndërsa i cilësoi si fashistë disa nga drejtuesit e opozitës serbe.

Forca të mëdha të policisë rrethuan për disa orë me radhë ndërtesën e presidencës serbe, ndërsa protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit serb, i cili u largua nga zyrat e tij pasi që protestuesit u larguan nga sheshi para presidencës. Të shtunën policia ndërhyri në ndërtesën e televizionit shtetëror serb dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitar, të cilët kërkonin që t’u jepej hapësirë në emisionet qendrore të lajmeve.

Drejtuesit e opozitës thanë se policia përdori dhunë ndaj protestuesve paqësorë. Në lidhje me këto protesta ka reaguar edhe Unioni Europian. Bashkimi Evropian konsideron se ëshë e drejtë e qytetarëve që të protestojnë, por parlamenti "është vendi ku duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura". Kështu deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, pas protestave që u mbajtën në fundjavë në Beograd. "Protestat duhet të mbeten të qeta dhe brenda ligjit, ashtu siç kanë qenë para kësaj fundjave. Protesta antiqeveritare në Beograd mbahen çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja