Ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk i është plotësuar kërkesa për vendosjen e një kompjuteri ose latopi në qeli, pa internet, me qëllim që të lexojë fashikujt hetimorë. Kësaj kërkesë të Beqajt i ktheu përgjigje Drejtoria e Burgjeve në seancën e radhës në GJKKO, duke thënë se nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ta realizuar. Por, ish-ministri u kundërpërgjigj duke pyetur “a ka cituar ndonjë ligj apo rregullore drejtoria e burgjeve?”.

Më pas Beqaj lëshoi akuza ndaj SPAK-ut duke thënë krahasuar procesin e tij me gjyqet politike të periudhës komuniste. Sipas ish-ministrit, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik duke akuzuar se provat për çështjen e tij nuk u morën kurrë. GJKKO e la senacën e radhës më 3 shkurt ora 12:00. 

“SPAK nuk denjoi të bënte ekspertizën që ja kërkova që në hetimet paraprake, provat nuk u morën kurrë, sepse SPAK se përballoi dot presionin politik, SPAK ka instaluar metodën e persekutimit publik. Gjyqi im si në 1946, çoi prokuroria një person ne gjyq, i tha gjykata ku janë provat?, Provat i tha prokurori-gjyqtares? Hape pak penxheren, hapi penxheren gjyqtarja pa turma njerëzish aty thirrnin kriminel-kriminel, kështu dhe SPAK0u”, tha Beqaj në gjyq.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sillet çdo ditë nga paraburgimi i Durrësit në një dhomë në GJKKO për të studiuar materialet hetimore të SPAK kundër tij. Por kjo mënyrë, sipas ish-ministrit nuk është një akses reale për tu njohur me aktet. Sipas tij, Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nuk u lejojnë të paraburgosurve përdorimin e kompjuterëve pa internet, edhe pse ligji dhe rregullorja në fuqi sipas tij, nuk e ndalojnë shprehimisht një gjë të tillë.

Ndër të tjera, Beqaj ka deklaruar më herët se proceset penale po zhvillohen mbi mijëra faqe materiale elektronike që SPAK ia dorëzon avokatëve, por që vetë të pandehurit në paraburgim nuk kanë mundësi t’i lexojnë, përsakohë nuk i lejojnë as një laptop.

Një problematikë e ngjashme është ngritur më herët edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-presidenti Ilir Meta, të cilët kanë pretenduar se nuk janë njohur me materialet hetimore me akuzat se mungesa e aksesit në dosje cenon të drejtën për t’u mbrojtur në gjykatë.