Kosova aktualisht ka zhvillimin më të lartë ekonomik në rajon dhe është shembull për disiplinë fiskale, tha ministri i Financave, Besim Beqaj, në hapjen e panairit të produkteve vendore në kuadër të " Forumit të Biznesit - Prizreni 2014".
"Kosova gjatë vitit të kaluar kishte rritje ekonomike prej 3.1 për qind, ka borxhin më të ulët publik në rajon, po ashtu kemi deficit të ulët buxhetor, nga viti i kaluar kemi filluar edhe zbatimin e rregullit fiskale dhe aktualisht po punohet per implementimin e programit për punësim dhe zhvillim ekonomik", u shpreh ai.
Beqaj tha se "kemi bërë reforma substanciale për sa i përket ambientit të të bërit biznes dhe kjo është dëshmuar gjatë viteve të kaluara me përmirësimin e dukshëm të rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore për të bërë biznes. Në këtë drejtim Kosova është shpallur njëri nga 5 vendet top reformatore në krijimin e kushteve të të bërit biznes dhe ka rritur rejtingun e vet për 40 vende".
Sipas Beqajt, ekonomia e Kosovës gjatë viteve të kaluara ka qenë ndër ekonomitë me ritmet më të shpejta të rritjes dhe ekonomia me një stabilitet shumë të qëndrueshëm buxhetor, fiskal e financiar dhe kjo është konfirmuar vazhdimisht në të gjitha raportet e FMN-së dhe Bankës Botërore.
Ai bëri të ditur se Kosova ka përfunduar me sukses SBA-në me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe aktualisht është duke u menduar që bisedat të vazhdojnë me një program të ri, i cili do të shprehte pjekurinë institucionale të Kosovës dhe faktin se Kosova është shembull për disiplinë fiskale, siç kanë vlerësuar edhe përfaqësuesit e FMN-së.
Ministri Besim Beqaj në kuadër të "Forumit për biznese - Prizreni 2014" gjithashtu mori pjesë edhe në konferencën, e cila u mbajt në Universitetin Publik të Prizrenit "Ukshin Hoti"./ATSH/
/Shqiptarja.com