TIRANE- Në korrik një qendër për kimioterapinë do të hapet në qytetin e Durrësit, ndërkohë që në fillim të vitit të ardhshëm, një e tillë do të jetë edhe në qytetin e Shkodrës. Ky fakt pohohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili thekson se hapja e këtyre qendrave është për shkak të numrit në rritje të pacientëve të cilët po preken nga sëmundjet e rënda tumorale. Kjo do të bëjë të mundur që këta pacientë, të mos udhëtojnë me orë të tëra drejt Tiranës për të kryer seancat e kimioterapisë. Ndërkohë një tjetër risi gjatë këtij viti do të jetë edhe shtimi i numrit të mjekëve onkologë në klinikat kirurgjikale në QSUT, maternitete dhe Sanatorium.
Repartet
Ministria e Shëndetësisë tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat për hapjen e repartit të kimioterapisë në qytetin e Durrësit ndërkohë që në proces është edhe investimi që po bëhet në spitalin e Shkodrës. “Brenda muajit korrik do hapim shërbimin e kimioterapisë dhe në spitalin Rajonal të Durrësit dhe besoj që edhe brenda muajit shkurt 2015 edhe në spitalin rajonal të Shkodrës do të kemi shërbim kimioterapie. Kjo, në mënyrë që të mund ta ofrojmë shërbimin sa më pranë pacientëve, pasi janë pacientë që duan shërbim një herë në 3 apo katër javë.
Dhe e dyta është evidente që vetëm spitali onkologjik këtu nuk mund ti përballoje nga pikëpamja e volumit, edhe pse aty është dija dhe njohuria për ta përballuar”, ka pohuar Ministri Beqaj. Sipas tij, gjatë muajve të verës 10 mjekë onkologë do të fillojnë punë për herë të parë pranë spitaleve tona. “Ne do të kemi mjekë onkologë pranë kirurgjive që janë në Tiranë, pranë klinikave kirurgjikale në QSUT, në dy maternitetet, në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin e Durrësit, në mënyrë që të bëjmë një kuadër më të plotë përkujdesjesh për këtë grup sëmundjesh” ka pohuar Beqaj.
Barnat
Sa i përket sëmundjeve tumorale një tjetër investim i bërë nga Ministria e Shëndetësisë, këtë vit ishte shtimi i buxhetit për blerjen e citostatikëve. Në krahasim me vitin e kaluar ky fond është rritur dy herë, duke bërë të mundur që prania e ilaçeve në këtë pavijon të jetë më e lartë. “Ne hapin e parë që bëmë këtë vit është krijimi i mundësisë që ai spital të furnizohej shumë mirë me barna. Pra, fondet që janë në dispozicion të tyre janë dy herë më shumë, pra është e sigurt që në onkologjik do të kemi dy herë më shumë barna se vitin e shkuar” ka pohuar ministri Beqaj. Duke qenë se sëmundjet tumorale kanë një incidente të lartë në popullatë, ato tashmë janë vendosur në angazhimet prioritare të qeverisë duke sjellë një sërë lehtësirash në kontrollet e popullatës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com