Sarandë- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kreu ditën e sotme një vizitë pune në spitalin e qytetit të Sarandës dhe në qendrën shëndetësore në Ksamil. Beqaj ka tentuar të tërheq vëmendjen e opinionit publik mbi atë që cilëson si rritje te cilësisë së shërbimeve shëndetësore si dhe një punë korrekte të stafeve, në shërbim të pushuesve në jug të vendit.

Në takimin që bëri me stafin dhe disa pushues të ndodhur në qendrën e qytezës së Ksamilit, ministri Beqaj rikonfirmoi mbështetjen e programit të qeverisë socialiste përmes shërbimit sa më të sigurt shëndetesor publik. Gjatë inspektimit në qendrën e re shëndeteëore në Ksamil, Beqaj garantoi investime të reja në zonat rurale bregdetare, si në Lukovë dhe Borsh. Zona, këto të fundit, me kilometra larg qendrave të Sarandës dhe Ksamilit.

Ksamili me 9100 banorë rezident rezulton në pikun e sezonit me 50 mijë pushues qe janë të akomoduar prej ditësh ndërsa me mijëra të tjerë pushojnë në bregdetin e qytezës turistike.




Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)