TIRANË - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i ftuari i sotëm në emisionin e "5 Pyetje nga Babaramo" në A1 Report. Beqja ka njoftuar se duke filluar nga dat 1 prill 2014 do të ulet me 20-25 % çmimi i barnave.
"S’do lëmë që një barnë të tregtohet me çmim më të lartë se në vendin ku është prodhuar". Deri tani ka pasur abuzime në çmime deri në 50-60% mbi vlerë.
Beqaj tregoi se në QSUT janë blerë sasi barnash për 12 vjet, të cilat kanë skaduar dhe kapin shifrën e 800-900 mijë dollarëve. Ndërsa shqetësimi më i madh sot për sot në shëndetësi është mungesa e mjekëve.
Babaramo: Ta nisim bisedën te buxheti, çfarë është më e rëndësishmja për një dikaster. Cili është buxheti për 2014?
Beqaj: Është 38,7 miliardë lekë. Është 2,4 miliardë lekë më i madh se buxheti në 2013, faktiku, dmth 6,6% më i madh. Nëse do kemi parasysh që nga 1 prilli do hiqet TVSH për barnat, me këto para do kemi më shumë mundësi për të blerë barna, apo për t’i përdorur për skemën e rimbursimit. Do kemi 33 milionë dollarë më shumë, 1,1-1,2% më shumë se buxheti faktik i 2013. Është një buxhet me të cilin mund të fillojmë të bëjmë veprimet e para serioze.
Cili është prioriteti, ku shkojnë shpenzimet më të mëdha?
Ndiqen ato linja kryesore si kujdesi parësor dhe spitalor bashkë me skemën e rimbursimit të barnave. Skema e rimbursimit prej heqjes së TVSH përfiton një fond prej 10% më shumë.
Pse fillon pas 3 muajsh?
Ne gjykojmë se na duhet të përkojë në kohë heqja e tvsh me listën e re të rimbursimit të barnave. Së dyti duhet një periudhë tranzicioni që administrata fiskale në bashkëpunim me tregun të mund të operojnë me atë sasi barnash, që ka hyrë në Shqipëri. Kjo është një periudhë tranzitore që të bëjmë të mundur një zbatim pa efekte kolaterale. Në ndryshim nga tregjet e tjera, tregu i barnave është treg i rregulluar. Çmimet me të cilat barnat hyjnë në Shqipëri janë çmime që qoftë prodhuesit apo importuesit bien dakord me shtetin shqiptar. E dihet që në 2014 kjo barnë s’trajtohet më shumë se x lekë. Mbi këtë çmim aplikohen marzhet, që janë të miratuara me vendim qeverie. Mbi këto marzhe edhe TVSH. Heqja e TVSH do ta zbresë çmimin për shembull nga 160 në 150. Me rregullimin e importimit duke filluar nga prilli do ta ulim në 20-25% tregun e barnave. S’do lëmë që një barnë të tregtohet me çmim më të lartë se në vendin ku është prodhuar, se s’ka arsye.
Keni mundësi të kontrolloni tregun?
Po e arrijmë.
Por ka produkte farmaceutike ekskluzive, që i sjell vetëm një kompani. Si do ta detyroni kompaninë?
Ne kemi proces negocimi me kompanitë e barnave. Ne kemi informacione se cilat janë çmimet në vendet e tjera. Ka një vendim qeverie që çmimi i barnave s’mund të jenë më të larta se vendet e rajonit. Sot konstatojmë se pavarësisht se një firmë farmaceutike ka rënë dakord me shtetin që ta sjellë me 100 lekë, kur vjen fatura vjen me discount 50-60%, që mbeten në duart e atyre, përdoren për qëllime jo të ligjshme në dëm të interesave të publikut.
Po të flasim për atë që është më e prekshmja për qytetarët; të gjithë ankohen për mungesë barnash në spitale?
Do zgjidhet me më shumë para, që janë dhënë ndjeshëm për sistemin spitalor, që ka pësuar rritje 50%. Do bëjmë ndërhyrje në dy drejtime: furnizim shumë më të mirë në sasi dhe vijimësi me materialet laboratorike, dhe të pajisjeve të kushtueshme ekzaminuese, që i kemi, që qeveria e mëparshme ka bërë investime të mira, por s’kanë sistem efektiv në shërbim të qytetarëve. Parku i pajisjeve kryesore në Tiranë dhe gjithë vendin të kemi kontrata që garantojnë funskionimin e pajisjeve, që pajisja mos jetë jashtë punë më shumë se 18 ditë në vit.
Çfarë keni si prioritete?
Në fokus kemi sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale. Edhe tek këto të dyja kemi përmirësim të pritshëm. Në sëmundjet tumorale kemi më shumë se dy herë rritje të fondit për barna. Po ngrëmë sisteme me investime shumë minimale 15-20 mijë dollarë mungesa e të cilave çonte në shpërdorime prej 700 mijë dollarëve si deri vjet. Vitin e ardhshëm shërbimin e kimioterapisë do ta kemi jo vetëm në Tiranë. S’kemi mjedise të mjaftueshme vetëm në Onkologjik. Në prill mbarojnë specializimin një grup onkologësh, rreth 12 vetë dhe mund ta ofrojnë këtë shërbim edhe jashtë Tiranës. Në ISKSH po përgatiten paketa për këto shërbime. Kujdesin për këto sëmundje do ta blejmë dhe në institucione jo publike.
Si do funksionojë kjo?
Po hartojmë paketën e shërbimit të aerodinamikës. Kur dikush të ketë nevojë për shërbime jo brenda dikasterit do paguajmë pagesën kundrejt shërbimit.
Sa kushtojnë të tilla paketa?
Një tani po e hartojmë. Kemi një fond në buxhet.
Keni qenë sekretar i PS për programin. Shëndetësinë e patët një nga kuajt e betejës elektorale. Pas 100 ditëve çfarë keni realizuar?
Çfarë ka lidje me realizimin e programit ajo çfarë jemi zotuar, çfarë shqiptarët e kërkonin, iu nevojitej, e meritonin dhe sot mendoj se është e realizueshme. Sigurisht nuk mund të bëhej menjëherë. E vetmja gjë që më rezulton e paparashikuar nga ne është pjesa e burimeve njerëzore. Ka mungesa të theksuara në burime njerëzore.
Nuk ka mjekë Shqipëria?
Nuk ka mjekë. Ka mospërputhje të nevojave në specialitete të caktuara dhe sidomos në territor. Po miratoj shtyerje të daljeve në pension se nuk ka mjekë. Më duket e pranueshme deri diku mos ketë mjekë në qytete të largëta, por jam befasuar kur materniteti Koco Glozheni me tha s’kemi mjekë. Nuk e kërkon njeri këtë degë. Sot edhe në Tiranë ka mungesa. Apo në spitalin e Vlorës kam konstatuar se nuk kishte mjekë biokimistë dhe analizat i çonin në Fier. Nuk e kam të qartë si do t’i qasemi kësaj pengese.
Për plotësimin e boshllëqeve duhet kohë dhe specializimi i mjekëve do 4 vjet. Kjo më shqetëson, se ende nuk e kam në kokën time si do ta zgjidhim. Ka shumë probleme, por e kemi një ide si do shkojmë atje ku duhet, por për mjekët…
Shqipëria ka një mjek për 1000 banorë. Kjo një shifër e mirë edhe për vende europiane.
Kjo s’tregon gjë të madhe për nevojat që kemi. Mund të kemi goxha dentistë, infiermierë me master, por kemi specialitete me pakicë.
Po mjekët që erdhën nga jashtë?
Po e vijojëm bashkëpunimin bazuar në prioritete, në ato çfarë ata konstatuan. Po ndërtojmë se cilat do jenë 4-5 çështjet kryesore ku do fokusohemi brenda mandatit për të pasur lëvrime.
Ata janë një sy i ftohtë i jashtëm. Çfarë konstatuan?
Ata kanë jetuar këtu, kanë kontakte, i dinë pak a shumë problemet. Ne na mungon sistemi. Mjekët tanë duke i lënë të punojnë me emergjenca i ka penguar ata të jenë më vizionarë dhe kthehemi tek menaxhimi në krizë, emergjencë.
Kriza vjen për shkak të mungesës së buxhetit. Si tejkalohet?
Pa shpërdorime mund të kishim rezultat sikur të kishim 15% më shumë.
Cfarë shpërdorimesh?
Në shpërndarjen jo të drejtë të burimeve njerëzore, në blerjen e pajisjeve të shtrenjta që flenë për mungesë investimesh të tjera. Janë 3,3 milionë dollarë pajisje në QSUT që rrinë në qese, në kardiologji etj që brenda këtij viti mendojmë t’i vëmë në funksion. Kemi konstatuar barna të blera me tepri, që kanë skaduar në QSUT. Sasi të skaduara që mund të duhen edhe për 12 vjet të tjera, dmth jo skadime me sasi minimale për konsumin e përgjithshëm, por sasi për 12 vjet.
Sa është vlera e shpërdorimit?
Me çfarë ka skaduar dhe pritet të skadojë shkon te 800-900 mijë dollarë vetëm në QSUT.
Rikthehemi sërish tek buxheti, sepse këtu nis suksesi edhe dështimi. Çfarë investimesh parashikohen në 2014?
Fondet e investimeve nuk janë të mëdha. Por ne kemi garantuar 2 gjëra. Të mbyllim investimet e nisura, investimet që kanë nisur në QSUT, Senatorium, rikonstruksionin e maternitetit “Kiço Gliozheni” dhe ndërtimin e psikiatrisë së Vlorës. Në godinën e kirurgjisë së re, në dy katet e fundit do të shkojë ky specialitet. Do rikonstruksojnë spitalin e sëmundjeve të brendshme, të onkologjisë dhe do të bëjmë projektin për ndërtimin e një spitali të ri në Fier. Që tani kemi të garantuar financimin prej 23 milionë eurosh për kirurgjinë dhe onkologjinë. Me burime të tjera financiare këto spitale e të tjerë, në pranverën e 2017 do të jenë të rikonstruktuar dhe funksionalë. Po mundohemi që të riaktovizojmë një kredi prej 6 milionë eurosh nga Italia që është dhënë që në vitin 2006 në spitalin e Traumës dhe nuk e dimë pse është bllokuar. Duam të ndërtojmë bunkerin e ri në spitalin onkologjik. Duam të blejmë gjatë vitit dy mamografë të lëvizshëm sepse në tetor konstatuam se edhe pse mamografët ishin të paktë nuk përdoreshin dhe gjatë këtij muaji është rritur me më shumë se 2 për qind numri i femrave që u kontrolluan. Me këto dy mamografë të lëvizshëm do të shkojmë edhe në zonat rurale. Do të kemi programin e kontrollit bazë dhe kujdesit shëndetësor me mbulim universal, por duam që në grupe të caktuara sociale do ti krijojmë mundësinë që të bëjmë këto ekzaminime falas.
Parandalimi prevalon ...?
Kemi 500 mijë dollarë për të përmirësuar sallën e kardio-kirurgjisë në QSUT dhe duam të fuqizojmë dy reanimacionet në maternitetet, atë “Mbretëresha Gjeraldinë” dhe “Kiço Gliozheni”.
Duhet ndërhyrë në sistem dhe për hir të së vërtetës, kemi një sistem publik shëndetësor, me investime të bëra në mënyrë kaotike dhe gjithçka kanalizohet drejt privatit ... Si do ta rregulloni këtë ?
Do rregullohet duke fuqizuar publikun. Ne sot për sot nuk mundemi që me paratë publike të kujdesemi për të gjithë, që të ofrojmë shërbimin e plotë. Shëndeti për ne nuk është treg, por shërbim publik. Ne duam ti rikthejmë qytetarët tek shërbimi parësor. Janë 900 mijë vetë që duke filluar nga shtatori i këtij viti, një herë në vit do të shkojnë te mjeku, kanë apo nuk kanë lekë dhe ata do të marrin shërbimin. Ky shërbim do të nisë në shtator për të gjithë ata qytetarë mbi 40 vjeç.
Çfarë është ky kontroll bazë ... ?
Në fund të janarit do ta kemi gati protokollin, pasi është një grup pune në ministri që po e bën gati. Do të jetë një paketë që do i ofrohet kujdo. Ky do të jetë hapi i parë. Po punojmë më ISKSH-në për procedurat burokratike dhe brenda vitit do e thjeshtojmë anën dokumentare, pasi aktualisht një mjek harxhon kohë duke plotësuar 3 dokumente të njëjta.
Në program keni që do të ofroni një shërbim shëndetësor me mbulim universal. A do të bëhet këtë vit?
Gjatë 2014 do bëhet pjesa bazë dhe brenda mandatit do të jetë një projekt i përfunduar. Besoj që në vitin 2016, ky shërbim do të jetë i plotë dhe i shfrytëzueshëm nga të gjithë.
Si do të financohet shëndetësia në Shqipëri?
Kanë shumë vende që prej shumë vendeve që ofrojnë këtë lloj shërbimi. Anglia, Italia, Kanadaja që e kanë këtë sistem, me anë të taksimit të përgjithshëm.
Shërbimi shëndetësor kombëtar, kur do të nisë?
E kemi thënë që shëndeti nuk është mall, por një e mirë publike dhe besoj se kjo do të hyjë në fuqi nga vitit 2016. Shëndeti kushton dhe ne do e blejmë këtë shërbim.
Qytetarët thonë që është e njëjta situatë në spitale. Çfarë do ndryshojë në 2014?
Nga muaji maj e në vazhdim do të kemi një mënyrë të re të punës në spitale. Kemi nisur në Korçë dhe Lezhë një projekt për komunikimin e ri të mjekëve dhe në fillim të muajit shkurt do të bëjmë publike mënyrën e re, një rezultat shumë të mirë, një mënyrë e re e shërbimit, të pastrimit, higjenës.
Çfarë formule është kjo ...?
Është një sistem që funksion diku tjetër dhe po provohet edhe në Shqipëri. Kjo është një mënyrë e re edhe për të komunikuar me qytetarët. Duam të ndërtojmë një sistem që çdo kush të jetë nën syrin e të gjithëve. Duam që secili të mbajë përgjegjësi për punën që bën, të mirën dhe të keqen.
Shënohet gjithçka në kartela?
Në fakt, jo gjithçka shënohet në kartela, ka edhe gjëra që nuk shënohen në ato kartela.
/Shqiptarja.com

VIDEO/Intervista e plotë e Ministrit Beqaj në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo"