Beqaj: Qytetarët i gjejnë përgjigjet
e check up-it në portalin e-albania

Beqaj: Qytetarët i gjejnë përgjigjet<br />e check up-it në portalin e-albania
TIRANE-  Të gjithë qytetarët që kanë kryer check up-in falas në të gjitha institucionet shëndetësore në vend, mund ti marrin përgjigjet online, në portalin e-albania.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë fjalës së tij në kongresin ndërkombëtar shkencor "ICT Cardiology", që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e shoqatës shqiptare dhe shoqatës europiane të kardiologjisë.

"Në portalin e-albania, qytetarët mund të kontrollojnë përgjigjet individuale të check-up online. Në kemi filluar një konsultim paraprak edhe me institucionet shëndetësore jopublike në mënyrë që të ngarkojnë edhe ata të dhënat në portal", - deklaroi Beqaj.

Ministri Beqaj përshëndeti kongresin ndërkombëtar shkencor "ICT Cardiology", duke theksuar se edukimi në vazhdim mbetet sfidë e përhershme.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima