Beqaj: Shëndetësia elektronike
ndihmon shërbim sa më transparent

Beqaj: Shëndetësia elektronike<br />ndihmon shërbim sa më transparent
Shëndetësia elektronike do të sjellë një shërbim sa më transparent për pacientët shqiptarë, por do të ngushtojë edhe hapësirat për korrupsion.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite që ka kryer në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku ka mirëpritur Nëndrejtorin e Përgjithshëm të USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Thomas Melia dhe Drejtorin e Programit të USAID-it për Shqipërinë,  Marcus Johnson. Ndërsa ka theksuar se shërbimi i Telemjekësisë ka shkurtuar distanca dhe barriera, Beqaj bëri me dije se investimet në sektorin e shëndetësisë do të vazhdojnë si në infrastrukturë, ashtu edhe në burime njerëzore.
 
Shëndetësia Elektronike, Telemjekësia na bën të mundur të rrëzojmë apo të shkurtojmë barriera financiare apo distanca gjeografike, dhe padyshim bëjmë të mundur që edhe mjekët specialistë në Spitalin Rajonal të Elbasanit  të mund të vendosin diagnoza më të sakta, në mënyrë që të përcaktojnë edhe terapi më efektive. Unë besoj se Shëndetësia Elektronike na ndihmon që të rrëzojmë ca barriera administrative, të ofrojmë shërbim më transparent.  Ky aktivitet sot përkon edhe me Javën e Inovacionit që po zhvillohet nga qeveria shqiptare, dhe praktikisht sot, shërbimet online për të qenë më pranë qytetarëve, për të shmangur radhë, për të administruar radhë më transparente janë sot shumë më të përhapura. Por besoj se të gjitha së bashku do të na bëjnë që shpejt të mund të kemi rezultate të frytshme për të ofruar një kujdes shëndetësor më të mire, sepse në radhë të parë qytetarët tanë e meritojnë një gjë të tillë” ka pohuar Ministri i Shëndetësisë.
 
Nga ana tjetër ai nuk ka harruar të theksojë edhe rolin e infermierëve në sektorin e shëndetësisë, duke pohuar se përgjatë këtyre dy viteve të fundit ata nuk janë më vetëm shkrues dhe referues për pacientin, por janë profesionistë të vërtetë në përdorimin e teknikave modernë në shëndetësi.

Programi kombëtar i Kontrollit Bazë Shëndetësor e ka bërë praktikisht infermierin nga një njëri që vetëm shkruante dhe referonte, e ka bërë një person që sot bën kujdes shëndetësor. Infermierët sot në Qendra Shëndetësore përdorin teknika moderne të marrjes së gjakut, dinë të përdorin një EKG dhe përdorin të gjithë teknologjinë e informacionit. Apo nga ana tjetër, infermierët të cilët punojnë në sallat e operacionit fillimisht në Tiranë prej javës së kaluar, por deri vitin e ardhshëm në të gjithë vendin, do të punojnë në salla kirurgjikale me pajisje të reja, me instrumenta të rinj, me procedura komplet moderne pune, dhe me jë ndryshim të zinxhirit se si funksionon trajtimi i pacientit,” ka theksuar Beqaj duke kujtuar se këtë vit  në të gjitha institucionet arsimore do të zbatohet edhe ligji i ri për Arsimin e Lartë.
 
Sa  i përket Telemjekësisë, kreu i shëndetësisë pohoi se gjatë katër viteve të fundit, përdorimi i kësaj teknike për vendosjen e diagnozave apo konsultave në distancë ka sjellë edhe një kursim të parave në sektorin shëndetësor.

Ne jemi angazhuar për Mbulim Universal, dhe kjo është një e drejtë që u jepet qytetarëve, ai është i domosdoshëm të arrihet me Cilësi Universale dhe Akses Universal. Dhe pikërisht, Telemjekësia rrëzon barriera apo shkurton  kohë në distancë. Siç edhe e shpjeguan shumë mirë mjekët specialistë edhe në Spitalin e Elbasanit, duke konsideruar një rast traume të ditës së djeshme, pas telekonsultimit me Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT në Tiranë, u vendos që nuk qe e nevojshme që të transportohej pacienti, por u dhanë këshillat e nevojshme për mënyrat që ai duhet të ndiqet në ditët e ardhshme. Është bërë një vlerësim së fundmi që nga zbatimi i programit të telemjekësisë nga 2012-2015, pra në katër vjet, kostoefektiviteti i këtij programi ka qenë rreth 3 milionë dollarë” ka pohuar ministri Beqaj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan