Berat/ 41 vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë pas debatit në telefon me bashkëshortin në Selanik të Greqisë

Berat/ 41 vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë pas debatit në telefon me bashkëshortin në Selanik të Greqisë

Berat - Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë të Beratit i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, (7 shkurt 2024) ku vetë viktima Shpresa K.,pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllain në telefon dhe i ka thënë "nuk mundem më vëlla,amanet fëmijët".

Pas kësaj vëllai ma mbërritu menjēherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim K.,i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.

Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve,ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit,vëllai dhe fëmijët.

Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Shkolla Emin Duraku, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës', Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues

'Shkolla Emin Duraku, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës', Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues