Në pranga ka rënë Geri Molishti 35 vjeç.
Mësohet se Molishti shpërndante heroinë konkretisht në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barikadë”.
Ai është arrestuar në flagrancë nga policia ku dhe i janë sekuestruar 5 doza heroine.
Gjithashtu gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, policia ka sekuestruar si provë materiale 6 doza të tjera heroine, 270 euro, 12000 lekë, 2 aparate celular si dhe automjeti me targa AA 890 FK.
[gallery]22312[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)