Berat/ 'Benzi' përplaset me 'Citroenin', plagosen drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja

Berat/ 'Benzi' përplaset me 'Citroenin', plagosen drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja

Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të lënduar në orën 15:15, për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Kutall, në rrugën Ura Vajgurore- Fier.

Report Tv raporton se automjeti tip “Benz”, me drejtues  A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip "Citroen", me drejtues F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja, mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja me inicialet  H.M, 61 vjeçe, janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat. 

Grupi hetimor mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia