BERAT - Një makinë me pelegrinë ka rënë 100 metra në humnerë, në Berat, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona. Mësohet se të plagosurit rëndë janë dy vëllezërit Deli Dervishi 19 vjeç dhe Muharrem Dervishi 17 vjeç, si dhe drejtuesi i automjetit, Bexhet Bajraktari, 52 vjeç.

Makina është rrëzuar në vendin e quajtur Novaj, ndërsa mësohet se 3 të plagosurit ishin duke udhëtuar drejt Kulmakut. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën mjekësore. 

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Berat Aksident
(Në foto: Të plagosurit e aksidentit të dërguar në spitalin e Beratit)

Berat Aksident
(Në foto: Të plagosurit e aksidentit të dërguar në spitalin e Beratit)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)