BERAT - 50 familje të pastreha në qytetin Beratit shumë shpejt do të kenë apartamentet e tyre. Kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar sot mes Ministrisë së Zhvillimit Urban e Turizmit, Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë së qytetit.

Me një investim prej 140 milionë lekësh, pas dhënies së tokës nga Bashkia e qytetit, do të fillojë ndërtimi i 50 apartamenteve në lagjen “Çlirim”, ku do të banojnë 50 familje të pastreha nga 780 që rezultojnë të regjistruar si të pastrehë në qytetin e Beratit. 

“Një nga objektivat e qeverisë Rama është strehimi, dhe strehimi social sidomos për kategorinë e familjeve në nevojë dhe ky angazhim po materializohet me projekte konkrete falë edhe angazhimit të njësive vendore, falë edhe kontributit të Entit Kombëtar të Banesave për t’i realizuar me sukses këto projekte.” tha Eglantina Gjermeni

Ndërkohe e njëjta marreveshje është nënshktuar edhe me bashkinë Lushnjes, teksa pritet të ndërtohen 75 apartamente për 75 familje të pastreha në këtë qytet.

Bashkia Lushnje ka përcaktuar edhe vëndin ku do ndërtohen këto apartamente, ndërsa Gjermeni gjatë fjalës saj theskoi se prioritet i qeverisë janë investimet në zonat ku ka më shumë nevojë për to.

Të pranishëm në nënshkrimine marrëveshjes ishin edhe deputet e partisë socialistë në qarkun e Fierit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)