ITALI - Berat Gjimshiti ka mbyllur vitin sportiv për shkak të një dëmtimi të pësuar në kampionat. Kapiteni i kombëtares shqiptare shfaqi shqetësime fizike gjatë ndeshjes së fundit që Atalanta luajti kundër Cagliarit, ku u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e dytë.

Testet mjekësore kanë konfirmuar se Gjimshiti ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë në këmbën e djathtë. Edhe pse lëndimi nuk konsiderohet serioz, ai do ta mbajë futbollistin jashtë fushave për disa javë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Gjimshiti do të mungojë në dy përballjet e radhës ndaj Genoas më 21 dhjetor dhe Interit më 28 dhjetor. Ndërkohë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Romës, e programuar për më 3 janar, mbetet në dyshim.