Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, sektori Berat, ka zhvilluar sot një sërë punimesh mirëmbajtje në Kalanë e qytetit muze të Beratit.
Specialistët e sektorit të DRKK-së Berat thanë se sot ka vijuar pastrimi i murit rrethues i kalasë në anën veri lindore midis kullave 22 dhe 23. Ndërkohë që në Kishën e Shën Mëri-Vllahernës u kryen disa punë restauruese në parmakët e saj të cilat u trajtuan me vaj lini dhe antimole.
Specialistët gjatë punimev në Kala
DRKK Berat njofton se u kryen gjithashtu punime mirëmbajtjeje (mbulim i murit rrethues me tjegulla ,pastrim i mureve dhe rrugicave nga vegjetacioni nga Shkolla Vevecka deri në Kishën e Shën Kollit, dhe u trajtuan disa prej tabelave informuese për turistët).
Sakaq edhe në Kishën e Shën Triadhës dhe Shën Todrit u trajtuan të gjithë elementët e drurit.
/atsh/
/Shqiptarja.com