100 gram amonit ka shpërthyer në oborrin e një banese në qytetin e Beratit dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë lokale bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në oborrin e banesës së R.Sh ku ka shpërthyer një sasi prej 100 gram lëndë plasëse (amonit).

Shpërthimi ka pjesën e përparme të oborrit ku nga shpërthimi janë thyer xhamat e katit të parë të banesës.

Sapo ngjarja ka ndodhur të alarmuar familjarët kanë njoftuar policinë e cila sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet ku fillimisht ka marrë në pyetje anëtarët e familjes. 


(d.b/Shqiptarja.com)