Policia e Beratit ka arrestuar një 38 vjeçar, pasi tentoi që të korruptonte një efektiv të patrullës së policisë Rrugore, pasi u ndalua për shkelje të Kodit Rrugor.
 
Sipas policisë, Sefer Bufi në rrugën nacionale Berat-Lushnje në vendin e quajtur “Protoduarët”,  është ndaluar nga patrulla për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedes Benz ATP”, me targa BR 1659 B, në shkelje të Kodit Rrugor.
 
Pasi u ndalua, 38 vjeçari tentoi t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative, por u arrestua.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com