Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Sali Berishës dhe Jamrbër Malltezit në gjyqin për aferën partizani, Taulant Balla tha se nuk e ka vënë në dijeni kryetarin e partisë, Edi Ramën për kallëzimin që depozitoi në SPAK në vitin 2020.
Gjokutaj: Për çfarë dispozitash të kodit penal e keni kallëzuar Berishën dhe Malltezin?
Balla: Korrupsion, pastrim parash
Gjokutaj: Në fakt s’është tamam kështu, është edhe për shpërdorim detyre
Gjokutaj: Keni dijeni për aktin e kërkesës për gjykim të SPAK?
Balla: Jo skam, nga media, në përmbajtje jo. Pse është publike?
Gjokutaj: Në shumë pyetje të kolegëve, i referoheni burimit mediatik, kanë qenë të shkruara, elektronike?
Balla: Digjitale
Gjokutaj: Keni referuar në kallëzim ndonjë referim mediash, kallëzim?
Balla: Jo
Gjokutaj: Në gjithë dëshminë përmendët mediat, bën përshtypje pse se përmendni në kallëzim. E njihni shtetasin Edi Rama?
Balla: E njoh
Gjokutaj: E keni ndjekur në mënyrë sistematike këtë çështje apo kur ka rënë rasti?
Balla: Betejat e mia zakonisht i ndjek në mënyrë sistematike.
Gjokutaj: A keni ndonjë veprim për ta penguar procedurën e ndalimit të kësaj shkelje korrupsioni, keni kryer veprime konkrete që kjo procedurë përbën korrupsion
Balla: Ç’të bëja….. në nderin e madh që më kanë dhenë zgjedhësit, e kam ngritur këtë çështje në foltoren e kuvendit dhe si qytetar i përgjegjshëm kam bërë kallëzim penal.
Gjokutaj: Në gjithë këtë luftë keni biseduar me Ramën, e keni vënë në dijeni?
Balla: Jo, se kam pyetur apo folur me të fare
Gjokutaj: A dini që Rama ka firmosur për procedurat
Balla: Ju thashë më herët që nuk e dija këtë fakt
Gjokutaj: ka lind bisedë mes jush për ndryshim destinacioni duke qenë se ai ka firmosur? Apo ta diskutonit këtë gjë. Tha se shembja e fushave e ndërtimi i pallateve është krim, a e ka pyetur Ramën pse e firmosi se ai e ka ndryshuar destinacionin.
Balla: As për këtë kallëzim as për kallëzime të tjera nuk kam vënë dijeni kryetarin e partisë. Leja e ndërtimit është dhënë pas vitit 2011 kur erdhi në krye të bashkisë Lulzim Basha.
Klodiana Gjyzari avokatja Berishës: E keni gabim lejet janë dhënë në 2004 dhe 2006
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi brenda 6 muajve, Malltezi përfitoi nga pushteti i vjehrrit! Berisha firmoste vendimet për të favorizuar procedurën











