Një ditë para se të niste ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” drejtori i ceremonisë u shkarkua. Arsyeja e shkarkimit ka ardhur pas bërjes publike të disa imazheve të tij në vitet 90, në të cilat Kentar Kobayashi, bënte shaka me Holokaustin.
Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”.
“Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”, tha Hashimoto.
Kobayashi, i cili dikur ka qenë aktor komik, tha se i vjen keq për komentet e bëra.
Shkarkimi është i fundit vjen pas një mori skandalesh që ka shoqëruar evenimentin.
Para disa ditësh një kompozitor u largua nga ekipi pasi u bë publike se gjatë studimeve ai kishte ngacmuar shokët e klasës me aftësi të kufizuara .
Në mars, shefi Hiroshi Sasaki u largua pasi sugjeroi që komediani Naomi Watanabe mund të shfaqej si një "Olimpig".
Dhe në shkurt, Yoshiro Mori u detyrua të tërhiqej si kryetar i komitetit organizues pasi bëri disa komente të papërshtatshme për gratë. Mori u citua të thoshte se gratë flisnin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve femra do të "merrnin shumë kohë".
Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht. Organizatorët janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus në mesin e atletëve dhe zyrtarëve.
Të enjten, ata thanë se 91 persona të akredituar për Lojërat, janë diagnostikuar me koronavirus.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59
-
‘Burrat i veshën me tirq e qeleshe’, si i shpëtuan shqiptarët familjet hebraike
27 Janar, 14:04
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar, 09:10
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”
24 Janar, 10:29
-
SHBA/ Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kryen takimin e parë me homologët nga Japonia, Australia dhe India
22 Janar, 07:49
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
Japoni, tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 godet vendin, lëshohet alarm për cunami
13 Janar, 15:56
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20