Bëri postim në Facebook për problemet në primare dhe e fshiu, Vokshi: Prençi nuk ka ngritur asnjë shqetësim, ishte i kënaqur kur e takuam

Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi foli para mediave për procesin e primareve duke thënë se nuk kanë marrë asnjë shqetësim nga Shemsi Prençi, i cili bëri postim në Facebook për problematikat por më pas e fshiu.

“Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve. Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës për ta referuar.

Ka pasur një proces verifikimi nga dega. I bëj thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të shfrytëzojë dhe këtë orë që ka mbetur për të votuar”, tha Vokshi.


Lajmi kryesor:

Pasi fshiu statusin në Facebook, Shemsi Prençi denoncon sërish primaret: Nuk e njoh procesin! Në lista ka më shumë anëtarë socialistë se demokratë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë