Ish-kryeministri sllovak Robert Fico u arrestua Live, teksa po jepte një deklaratë për nisjen e një proteste anti-qeveritare pavarësisht se binte ndesh me masat anti-COVID.
Çdo tubim publik i më shumë se gjashtë personave dhe protesta janë ndaluar pasi qeveria vendosi kufizime të rrepta për ulur numrin e infektimeve që ka prekur majat në fund të nëntorit.
"Kështu duket demokracia në transmetim, zonja dhe zotërinj. Ne donim të bënim një protestë paqësore nëpër Bratislavë dhe u përballëm me këtë situatë”, i tha ai gazetarëve.
Fico, një lider populist, u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2018 pasi vrasja e një gazetari investigativ ekspozoi korrupsionin dhe ndezi një valë anti-qeveritare.