Në datë 7 Maj, Kastriot Myftaraj kishte publikuar në faqen e tij në Facebook një shkrim me titull "Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë".
Arrestimi i tij është bërë nga njësia Anti-Terror pasi shkrimi është konsideruar se përmban nxitje të dhunës dhe urrejtjes, bazuar te neni 223 i kodit penal për "Thirrje publike për veprime të dhunshme".
Kastriot Myftaraj në shkrimin që e akuzonte ambasadoren e BE se po punon kundër Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re, bënte thirrje "Çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist".
Policia: Kastriot Myftaraj rrezikon 3 vite burg
Për shkrimin që ka bërë kundër ambasadores së Bashkimit Europian dhe thirrjet për vrasje, Kastriot Myftaraj rrezikon gjobë deri në 3 vite burg.
Neni 223 i kodite penal: Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
"Në datë 09.05.2017 Strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.
Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku bën thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.
Ai akuzohet për thirrje publike për veprime të dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal
"Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet" thuhet në njoftimin e policisë.
Prokuroria: Të lirohet Kastriot Myftaraj
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e Kastriot Myftarajt, pasi sipas organit të akuzës nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Sipas policisë Kastriot Myftaraj ka shkelur nenin 223 të kodit penal pasi ka bërë "Thirrje publike për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, që dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet".
Por për organin e akuzës me shkrimin e publikuar, Kastriot Myftaraj nuk ka kryer asnjë vepër penale.
UGSH: Arrestimi rast flagrant, por të mos përdhosen mediat
Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas arrestimit të Kastriot Myftaraj, që bënte thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
“Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte njohur me rastin e arrestimit te publicistit dhe autorit te disa librave Kastriot Myftari per shkak te nje shenimi komentues ne te cilin me nje gjuhe qe shperfill Kodet e Etikes ne komunikimin publik dhe cenon ligjin “Per dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes”, shkon deri ne kercenimin verbal ndaj ambasadores se BE-se ne Shqiperi. Kjo flagrance ne tekstin e publicistit ne fjale ka pasuar me masen e arrestimit nga ana e Policise se Shtetit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare e konsideron kete nje mase ekstreme dhe vlereson se arrestimet apo burgosjet per shkak te fjales dhe komentit te lire ne Shqiperi jane nje histori e se shkuares e cila nuk meriton ne asnje menyre te perseritet. Liria e fjales dhe e shprehjes duhet te bashkejetoje me parimet dhe normat etike.
Komuniteti i mediave dhe sidomos ai i gazetareve dhe editoreve shqiptare le ta pranojne kete rast si nje mundesi per distancim nga shkeljet dhe perdhosjet etike ne komunikimet permes mediave dhe ate publik.
Ne kerkojme heqjen e prangave per publicistin dhe aplikimin e penaliteteve ligjore te cilat nuk parashikojne vetem burgimin per shkak te fjales apo publikimit”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve.
dy.b/shqiptarja.com